1 C
Tetovo
E diel, 22 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeDritan Goxhaj / KUJT I SHËRBEU "PATRRIOTIZMI" I RAMËS NË KUVENDIN E...

Dritan Goxhaj / KUJT I SHËRBEU “PATRRIOTIZMI” I RAMËS NË KUVENDIN E KOSOVËS

Më datë 20 të këtij muaji, në Kuvendin e Kosovës u mblodhën sëbashku
kuvendet e dy shteteve që i ndan lumi Drin, kuvendi IiShqipërisë dhe
Kosovës.
Kur e dëgjon çdo kush do thotë: “Çfarë patriotizmi!” Por kjo vetëm
patriotizëm nuk është. Është një mashtrim i menduar në mënyrë perfide,
për tëna dhënë idenë e një gjoja bashkimi, por që në realitet tregon që
jemi dy shtete më vete, aktualisht pa asnjë angazhim e asnjë qëllim për një
bashkim kombëtar.
Por kjo nuk është qëllimi i këtij shkrimi.
Qëllimi i këtij shkrimi është ajo që populli e quan: Djalli fshihet në detaje.
Në këtë takim mbajti një fjalim edhe Ed(vin) Rama.
Tha e ç’nuk tha në fjalën e tij. Bëri plot lajka nëpër të, ashtu siç bëjnë
prestigjatorët me magjinë e tyre për të të hequr vëmendjen nga elefanti që
futi në atë sallë.
Elefant që vetëm çështjes shqiptare nuk i shërbeu askund.
Në fjalën e tij të gjatë do ndalem vetëm në dy pika, të cilat do ju japin
mundësinë të kuptoni se kujt i shërbeu ky fjalim i Ramës në Kuvendin e
Kosovës.
Ai tha: “Lejomëni të ndaj këtu sot opinionin tim, tanimë të konsoliduar në
këtë rrugëtim, ku ç’nuk kam parë dhe shumë kam mësuar nga
marrëdhëniet me miqtë dhe me aleatët e me jodashamirësit tanë, se në
këtë fazë kaq vendimtare për rrugën e saj të integrimit europian dhe
euroatlantik, Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë, pa afat dialogun bilateral me
Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior, duhet ta
synojë përmes dialogut bilateral me Bashkimin Europian, duke e këputur
kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke lidhur kërthizën e
reciprocitetit europianist me BE-në.”
Në gjithë këtë fjali do shkëpus vetëm dy aspekte të saja.
E para është: “Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë, pa afat dialogun bilateral
me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior”.
Me këtë pjesë të fjalisë besoj se të gjithë do të biem dakord me Ramën
sepse, duke qënë se Sërbia ka vazhduar veprimtarinë e saj armiqësore
kundrejt Kosovës, duke nisur e vazhdon pa pushuar që me sulmin terrorist
të Banjskës, e me çdo veprimtari tjetër që kundërshton dhe refuzon
shtrirjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës edhe në teritoret e banuara me
shumicë serbe në të.Të gjithë besoj jemi dakord që Kosova nuk duhet të bisedojë më me
Sërbinë derisa Sërbia të marri një qëndrim ndaj këtyre sulmeve të
armatosura ndaj institucioneve të Kosovës dhe sigurisë së Kosovës.
Por pastaj Rama thotë: “duke e këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist
me Serbinë”. Dhe këtu është hileja e gjithë kësaj fjalie të gjatë, sepse kjo të
jep idenë se edhe Kosova i qënka përgjigjur Sërbisë në mënyrë
nacionaliste të njëjtë, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë.
Kosova ka mbajturthjeshtë qëndrimet e saj politikisht ndaj asaj që Sërbia
ka bërë dhe po bën në Kosovë, por në asnjë rast të vetëm nuk i është
përgjigjur Sërbisë me të njëjtat veprime nacionaliste si të Sërbisë.
Veprimet e Kosovës kanë qënë sovraniste. Por Rama qëllimisht e bën
krahasimin, për të na dhënë idenë se qëndrimi sovranist i Kosovës ndaj
Sërbisë na qenka një qëndrim nacionalist.
Në asnjë rast të vetëm Kosova nuk ka nxitur e as ka kryer veprime të njëjta
nacional-shoviniste në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc. Vetëm në këtë
rast do mundej të bëhej krahasimi që Rama ka bërë.
Ndërhyrja e policisë së Kosovës në veri të vendit është në përputhje me
ligjet e vendit dhe shtrimin e sovranitetit të republikës së Kosovës.
Por, Ramës i intereson që lëvizjet e ligjshme sovraniste të Kosovës t’i
barazojë me lëvizjet ultra nacionaliste dhe shoviniste të Sërbisë. Sepse,
duke bërë këto lloj barazimesh, Rama e shpëlan Sërbinë nga gjith
poshtërsitë që ka bërë në Kosovë.
Por hileja e Ramës nuk ndalet këtu ai më pas vazhdon: “E thënë ndryshe,
Kosova mund t’i japë Familjes Europiane dhe Aleancës së Atlantikut të
Veriut, në një kohë shumë të shkurtër, provën e padiskutueshme të vullnetit
e të përkatësisë së vet në gjirin e Europës së Bashkuar e të NATO-s, duke
i përmbushur, unilateralisht (në mënyrë të njëanshme,D.G.) të gjitha
kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë; jo për hir të Serbisë,
po për hir të martirëve dhe të fëmijëve të vet dhe për hir të bashkimit tonë
kombëtar në familjen e kombeve europiane, me kryeqytet të përbashkët
Brukselin.”
Shifeni si e fillon lajkatimin e tij për të hequr vëmendjen nga bomba që ka
vendosur të hedhi në Kuvendin e Kosovës: “Kosova mund t’i japë Familjes
Europiane dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut, në një kohë shumë të
shkurtër, provën e padiskutueshme të vullnetit e të përkatësisë së vet në
gjirin e Europës së Bashkuar e të NATO-s”.
Por si mundet ta bëjë Kosova këtë?
Këtu tregohuni shumë të vëmendshëm, sepse kjo është thelbi i gjithë
fjalimit të tij që bën lidhjen me gjithë çka ka broçkullitur në këtë fjalim.

Ai thotë: “duke i përmbushur, unilateralisht, të gjitha kushtet e normalizimit
të marrëdhënieve me Serbinë”.
Por ç’do të thotë kjo?!
Kjo do të thotë që: Kosova të plotësojë të gjitha kërkesat e Sërbisë, duke
përfshirë këtu edhe krijimin e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë
në mënyrë të njëanshme.
Ndërkohë që Kosova ka vënë si kusht për përmbushjen e këtyre kërkesave
të Sërbisë, VETËM NË RAST SE SËRBIA E NJEH KOSOVËN SI SHTET.
Ndërsa Rama po na thotë që: Kosovë t’ia plotësojë Sërvbisë kërkesat pa
pasur nevojë që ajo ta njohi si shtet.
A e dini se ç’do të thotë kjo?
Që, nëse Kosova e dëgjon këtë emisar të Sërbisë dhe e krijon këtë
Asocacion, dhe duke qënë se Sërbia nuk e njeh Kosovën si shtet por
vazhdon ta njohë atë si pjesë të Sërbisë, që ajo nesër, në çdo kohë, mund
t’ia shkëpusë Kosovës ASOSIACIONIN E KOMUNAVE me force, duke
financuar një gjoja lëvizje të armatosur në veri të Kosovës, pasi kështu nuk
është duke thyer asnjë ligj ndërkombëtar, përderisa për Sërbinë Kosova
nuk është shtet i njohur, por pjesë e saj.
Në rast se do të kemi njohje të Kosovës shtet nga Serbia, atëhere çfardo
që ajo do të bënte do të konsiderohej si një shkelje e Nenit 51 të OKB-së,
dhe atëhere ndaj Sërbisë do të ndërmereshin masa të ndryshme, përfshirë
edhe ato ushtarake. Por loja është që ajo të përfitojë ato që do, pa e njohur
Kosovën!
Dhe kjo pikë lidhet me pikën që diskutuam pak më lart e që konkluduam,
që të gjithë besoj jemi dakort, për ngrirje të bisedimeve.
Por me këtë që propozon Rama, atëherë ato bisedime nuk janë më të
ngrira, por ato janë totalisht të pavlefshme dhe nuk ekzistojnë më.
Pasi po t’i japim Sërbisë çfarë ajo kërkon, dhe pa na bërë njohje reciproke
të Kosovës si shtet i pavarur, atëherë nuk ka për çfarë do të duhet të
bisedohet më.
Dhe gjithë këtë mashtrim dhe shërbim që Rama ka vendosur paturpësisht
t’ja bëjë Sërbisë në Kuvendin e Kosovës, na e servir se duhet ta bjëjë “për
hir të martirëve dhe të fëmijëve të vet”.
Shihni sa i ndyrë që tregohet kur na propozon që t’ia plotësojmë Sërbisë
kërkesat në emër të martirëve.
Po kush i bëri këta martirë. A nuk i bëri Sërbia me anë të genocidit të saj?
Sipas Ramës i bie që, ne duhet të pështyjmë mbi gjakun e martirëve, ku në
mesin e tyre janë edhe 1500 fëmijë, trupat e të cilëve sot e kësaj dite
Sërbia e Ramës nuk pranon t’i kthejë, që nënat e tyre të kenë një varr ku t’i
qajnë.

Por nënat shqiptare në Kosovë dhe dhimbja e tyre, e gjaku i martirëve, i
dëshmorëve që ranë pikërisht për mos ta lënë Sërbinë që të merrte çfarë
ajo donte, nuk ka asnjë vlerë për Ramën e gjithë enturazhin e tij, e të çdo
kujt që i është lëpirë këto dy ditë, duke i bërë elozhe fjalimit të tij
antikombëtar.
Por ligësia e Ramës nuk përfundon këtu.
Sërish, në stilin e një mashtruesi profesionist, ai e nis duke na folur për
UÇK-në, ngaqë e di shumë mirë që pothuajse të gjithë do e mbyllin gojën
kur përmendet UÇK-ja, e jo vetëm, por një pjesë e mirë edhe do ngrihen e
të na thonë: “Ja!, na e përmendi UÇK-në, si dhe ngriti edhe mbrojtjen e
Thaçit e të tjerëve.”
Por kur UÇK-ja luftonte, kur ajo nisi me kërkesë të amerikanëve sulmin për
thyerjen e kufirit të atëhershëm Kosovë-Shqipëri, me një operacion të
përpiluar nga Shtabi i Përgjithëshëm i UÇK-së, i quajtur “Operacioni
Shigjeta”, pikërisht atë ditë që nisi operacioni, dhe UÇK-ja, po me kërkesë
të amerikanëve, organizoi një ceremoni në bashkëpunim me Ushtrinë
Shqiptare në Krumë të Kuksit, në formën e një parakalimi ushtarak, ku ishin
të ftuar të gjithë figurat e larta politike të vendit, përfshi Presidentin Mejdani,
Ministrin e Mbrojtjes dhe Kryeministrin Majko.
Ky Rama, që sot ju hiqet sikur i hapet barku për UÇK-në, e bindi
Kryeministrin Majko që ky, jo vetëm të mos merte pjesë në atë demonstrim
force , por e merr atë për drekë te vilat qeveritare në Durrës, dhe po atë
ditë ky Rama thoshte poshtë e përpjetë, se “ Këta (UÇK) janë budallej, nuk
bëhet luftë me Sërbinë”.
Ndërsa sot ky po shet patriotizëm duke përdorur emrin e UÇK-së!
Por edhe këtë nuk po e bën për UÇK-në. Por po e bën vetëm për
Hashimin.
Shiheni si thotë: “Gjithësesi unë dua ta dini të gjithë ju këtu dhe ata që na
dëgjojnë, që nëse Kuvendi i Kosovës kurdo qoftë do e merrte nismën për
t’iu drejtuar të gjitha shteteve sponsorizuese të Gjykatës Speciale dhe për
të ndarë me to dyshimin e arsyeshëm për cenimin e standardeve
demokratike në procesin ligjor kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit,
Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit dhe nëse do të na kërkohej që një nismë
e tillë t’i bashkohej dhe Kuvendi i Shqipërisë, unë nuk flas dot për të tjerët,
por veç për forcën time politike. Partia Socialiste do ta angazhojë pa asnjë
ngurrim që të njëjtën rezolutë të votuar nga Kuvendi i Kosovës, ta
depozitonte në Kuvendin e Shqipërisë.”
Pra ky është i gatshëm që të angazhojë Kuvendin e Shqipërisë për
Hashimin, por në asnjë mënyrë e asnjëherë, edhe atëherë kur ja kërkoi
Kuvendi i Kosovës dhe Presidentja e Kosovës, që ky të miratonte edhe në

Kuvendin e Shqipërisë një rezolutë të përbashkët me Kosovën mbi
genocidin e Sërbisë në Kosovë, ky nuk pranoi, e nuk pranon ta bëjë atë as
edhe sot.
Në asnjë mënyrë ky nuk pranon që në emër të Kosvës të akuzojë Sërbinë
për genocid në gjykatën ndërkobëtare, pasi Kosova nuk e bën dot vetë,
duke mos qënë anëtare e OKB.
Por për shokun e tij Hashimin, ky anagzhohet maksimalisht.
Pra e gjithë kjo vizitë dhe gjithë ky fjalim alla “Patriotik” ishte vetëm për t’i
shërbyer Sërbisë dhe intereseva të saj, dhe për t’i bërë një qokë shokut të
tij Hashimit.
Ndërsa për Kosovën, ky as që e merr mundimin, e as që premtoi që do të
bëte diçka për të.
Nëse dikush ka akoma dyshime, atehërë le t’ia bëjë edhe vetes por edhe
Ramës pyetjet: 1)–Kush e ka ndaluar Ramën që të ndërrmerrte një mision
diplomatik në ato vende të Europës që nuk e njohin Kosovën, e të kërkonte
njohjen e saj?
2)-Kush e pengoi Ramën kur Shqipëria ishte drejtuese e përkohëshme e
Këshillit të Sigurimit të OKB, që të ngrente çështjen e Kosovës dhe të
genocidit serb në Kosovë, dhe të pastrimit etnik që Sërbia po bën në
Preshevë, Medvegjë e Bujanoc?
Askush nuk e pengoi, përveç se Sërbisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments