Për herë të parë që nga viti 1948 ishin palestinezët dhe jo izraelitët ata që pushtuan qytetet në kufi.
Vetëm Brenda një dite Hamasi jo vetëm që arriti të thyej mitin e parandalimit dhe të paprekshmërisë së sistemeve mbrojtëse të Izraelit, por i shkaktoi atij më shumë viktima se çdo luftë të mëparshme.
Por ajo që ndodhi më 7 tetor nuk ishte thjesht një shpërthim, ishte një aksion metodik i planifikuar për një hakmarrje sistematike ndaj edhe civilivë izraelit që t’i përngjante masakrës së vitit 1982 të falanzhistëve të mbështetur nga Izraeli në kampet e refugjatëve në Sabra e Shatila në Liban. Nuk duhet harruar se komandanti i krahut të armatosur të Hamasit Mohamed Daif ka humbur gruan dhe dy fëmijë në një sulm me rraketë nga ana e Izraelit në shtëpinë e tij në 2014-tën në Gaza.
Pamvarësisht asaj që qarkullon nëpër mediat ndërkombëtare se në këtë rast dështuan shërbimet inteligjente të Izraelit. Ajo që bie në sy nuk është dështimi i tyre në marrjen e njohurisë se Hamasi po përgatiste një diçka të madhe, një sulm të madh. Por është në realitet arroganca e këtyre shërbimeve dhe mendimi se e kishin nën kontroll Hamasin nëpërmjet sistemit të tyre të survejimit dhe rrjetit të informatorëve në Gaza. Dhe vendosën që të shpërngulin nga kufiri me Gazën një sasi të madhe forcash ushtrarake duke i çuar ato në Bregun Perëndimor për të ruajtur kolonët e rinj atje. Ishte kjo arrogancë dhe përbuzje rraciste si pasojë e pushtimit dhe sundimit të një sistemi aparteidi që solli “ dështimin” e shërbimeve të inteligjencës Izraelite duke mos e parë tabllonë e madhe.
Kjo që ndodhi ishte jasht çdo parashikimi të autoriteteve izraelite dhe të turpëruar nga kjo ata u munduan të tejkalonin këtë turp duke u kundërpërgjigjur me një mospërfillje ndaj jetës së palestinezëve në një shkallë të tillë që tashme fjala “Genocid” nuk duket si një hiperbolizim.
Këto krime kundër civilëve tashmë nuk mund të llogariten dhe në realitet nuk janë aspak ashtu si njihen në gjuhën ushtarake “ Dëme kolaterale”. Në realitet ato janë goditje të mirë kalkuluara dhe të mirë programuara për të nxitur urrejtjen dhe zemërimin jo vetëm tek palestinezët por më me rëndësi, për të
ngritur zemrërimin në gjith botën arabe që rrethon Izraelin.
Ajo çka po ndodh tashti në Gaza është një operacion i parapërgatitur më parë nga ushtria Izraelite. Në vazhdën e kësaj parapërgatitje ndodhi edhe “Dështimi” i shërbimeve Izraelite të cilat më datat 7-8-9 dhe 10 “Nuk e kishin” idenë se ku ishte dhe çfar bënte Hamasi, ndërsa tashti si me magji, ata dinë edhe numrin e ushtarëve të Hamasit nëpër tunele në Gaza.
Po kur ka filluar kjo parapërgatije e Izraelit?
Pikërisht në vitin 2018 kur kryeministri Izraelit paraqiti para kuvendit të Izraelit një dokument të quajtur “ Raporti i Sigurisë Kombëtare 2030”. Sipas këtij dokumenti Izraeli parashikonte që të përballej me Iranin në vitin 2030. Por sipas shërbimeve izraelite, Irani në vitin 2030 do të jetë e mundur që të ketë
prodhuar bombën e vet atomike, dhe kështu Izraeli do të ndodhej në një nivel me Iranin në atë vit, dhe si pasojë e kësaj iranianët mund të marrin guximin të vendosin edhe divizione të tyre të blinduara në Siri dhe ndoshta pikërisht edhe në Lartësitë Golan, në kufi me Izraelin. Gjithashtu ai raport parasheh se deri në vitin 2030 ,Vëllazëria Myslimane do të arrij të rimarrë pushtetin në Egjypt dhe të arrijë të rrëzojë edhedinastinë e fundit Hashemite në Jordani, duke kontrolluar kështu vëndet kryesore në kufi me Izraelin.
Bazuar mbi këtë raport izraelitët kanë bërë edhe ndryshime të mëdha në doktrinën e tyre ushtarake. Në vitin 2020 Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) bënë të ditur zhvillimin e një koncepti të ri operacional në doktrinën e tyre ushtarake, të quajtur “Fitorja Vendimtare”. Koncept ky që përcakton totalisht mënyrën e re se si Izraeli do të luftojë luftërat në të ardhmen dhe koncept që përcakton fitoren në fushën e betejës. Shkaku i këtij koncepti erdhi si pasojë e informacioneve të shërbimeve Izraelite të inteligjencës për kapacitetet dhe fuqitë e dy grupeve kryesore kundërshtare të Izraelit – Hamasi dhe Hezbullahu. Ky koncept parasheh reforma të mëdha në Forcat e Mbrojtjes Izraelite kryesisht në fushën e trajnimeve, në atë të ndërveprimit të forcave dhe shërbimeve, në prokurimin e armëve dhe në marëdhëniet ushtarako– civile.
Në bazë të këtij koncepti të ri operacional tashmë Izraeli nuk i përcakton më në doktrinën e tij Hamasin dhe Hezbullahun si më parë, thjesht grupe “guerrile” ose “kryengritëse”, por tashmë në doktrinën e re i etiketon si “ ushtri të organizuara, mirë trajnuara, mirë armatosur dhe të mirë paisura për qëllimin e
tyre”. Dhe pikërisht për këtë ndryshim në këtë koncept është parashikuar edhe përshkallëzimi horizontal i një konflikti. Që sipas kësaj doktrine do të thotë një luftë në disa drejtime me disa aktorë ku kryesorët mbesin Hamasi dhe Hezbullahu. Dhe ku si llogjikë është paraparë fillimi i konfliktit në Gaza ose
në kufi me Libanin me Hezbullahun dhe pastaj shtrirja e tij edhe në Bregun Perendimor, në Lartësit Golan dhe Egjiptin.
Dhe pikërisht për t’u përballur me një situatë të tillë Shtabi i Përgjithëshëm i Ushtrisë Izraelite në 2020 ka filluar një plan program 4 vjeçar të titulluar “ Momentum”. Ky program 4 vjeçar është parashikuar që të çojë forcat izraelite drejt një strukture të re për sa i përket trajnimit, efikasitetit dhe shpërndarjes së forcave dhe burimeve. Sipas deklaratave publike të IDF “ky program u ndërtua mbi skenarin e një lufte shumëfrontëshe dhe synon të përgatisë ushtarët për përdorimin e forcës në mënyrë masive dhe të shpejtë kundër armikut”.
Gjë që po vihet re tashti në Gaza me përdorimin masiv e të shpejtë të forcës ajrore dhe të artilerisë në mënyrë të padiskriminuar.
Dhe kjo ide/koncept ka ndryshuar totalisht edhe koncepti i fitores. Tashti fitore për ushtrinë Izraelite ose është totale ose nuk është fare.
Kjo do të thotë se Izraeli është i përgatitur për të bërë një luftë totale multi-frontëshe me vëndet arabe që e rrethojnë. Izraelit kjo i intereson për arsyen e thjeshtë se përveç dy prej aktorëve Hamasit dhe Hezbullahut, asnjë prej vendeve të tjera arabe që rrethojnë Izraelin nuk janë në gjendje që të mund të
bëjnë një luftë tashti me Izraelin, dhe aq më tepër ta fitojnë atë.
Në raportin e “ Raporti i Sigurisë Kombëtare 2030” shkruhet se “ në vitn 2023 Izraeli do të ketë 9 milion banorë, ndërsa në vitin 2030 do të ketë 10 milionë banorë, ndërsa në 2050 13 milion banorë. Ndërsa në vitin 2030 Egjipti do t’i ketë 125 milion banorë, ndërsa Siria do t’i ketë 30 milionë banorë”. Gjithashtu në atë raport thuhet se sot 50% e popullsisë palestineze është nën moshën 18 vjeç, ndërsa 40% nën moshën 16 vjeç. Ndërsa në vitin 2030 36.8% e popullatës palestineze do të jenë të moshës 25 deri në 35 vjeç. Dhe kjo parashihet si mosha ideale për luftëtarë ideologjik ashtu si edhe i kërkon Hamasi dhe Hezbullahu.
Ndaj Izraeli ka parashikuar që është mëse e nevojshme një konfrontim sot me të gjithë forcat arabe të rajonit, pasi vërtet ato mund t’i shkaktojnë dëme në njerëz dhe materiale Izraelit, mund edhe të humbasi një pjesë të territoreve në jug të Libanit, por një përplasje e tanishme është më se e përballueshme si nga ana ushtarake edhe nga ajo demografike dhe ekonomike. Në një përplasje finale,sot Rripi i Gazës do të zhdukej fare dhe do të kthehej përfundimidsht një tokë izraelite. Një luftë sot do e shpëtonte Izraelin nga zhdukja, ndërsa një luftë në vitin 2030 do sillte totalisht zhdukjen e Izraelit.
Një luft sot do të thoshte një luftë rajonale dhe në fund të saj asnjë nga palët në vendosjen e një paqeje,nuk do të jepte e as do të mbante llogari për krimet e kryera gjatë kësaj lufte. Por në rastin që vendet arabe nuk i përgjigjen ushtarakisht pushtimit tokësor të Izraelit në Gaza, pra nuk bien në kurthin e mirë menduar dhe mirë përgatitur të Izraelit, atëherë në fund të gjithë kësaj përplasje që do të bëhet ndaj ushtrisë izraelite dhe Hamasit në Gaza, Izraeli do të jetë i detyruar që të mbajë përgjegjësinë jo vetëm juridike, por më e pakta përgjegjësinë morale dhe atë politike për krimet, aparteidin, pastrimin etnik dhe genocidin që po ushtron tashmë në Gaza.
Për këtë arsye edhe Kryeministri Izraelit e shpalli gjëndjen e luftës me fjalët e Curçillit “ Bota perendimore ishte me ju 80 vjet më parë gjatë momenteve tuaja më të errëta, kjo është ora jonë më e errët tashti”.