Besoj të gjithëve ju kujtohet kur, në fillim të vitit 2019, Veziri i vilajetit të
vogël që e njohim me emri Shqipëri, elaboronte nëpër ekranet e
“pavaruara” televizive të vilajetit për KÇK-të (Kap Ça të Kapësh) që sipas
Ramës: “KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri”.
Por kur Rama bilbiloste për këtë lloj grupi, ai e përjashtonte nga ky grup
institucionet e tij të qeverisjes e të administrates shtetërore.
Sot, pikërisht kam vendosur t’ju tregoj për një institucion që i përshtatet dhe
i përmbush të gjitha kriteret e KÇK -së.
Dhe ky institucion quhet ALB-KONTROLL.
Kjo është kompania shtetërore që ofron shërbime të lundrimit ajror në
hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë. Thënë shkurt, është
kompania që merret me manaxhimin e trafikut ajror në vilajetin tonë.
Para dy ditësh kjo kompani ka hapur një tender public, që parashikon të
zhvillojë një studim fizibiliteti lidhur me plotësimin e infrastrukturës së
trafikut ajror për Aeroportin e Kukësit.
Do thoni ju se nuk ka asnjë asgjë të keqe.
Por problemi qëndron se ky aeroport prej mëse dy vitesh është i mbyllur.
Që do të thotë se nuk ka asnjë lloj fluturimi për dhe nga ky aeroport, që do
të thotë se nuk ka asnjë lloj trafiku ajror në dhe rreth këtij aeroporti.
Dhe, këtu pastaj lind pyetja: Si do bëhet ky studim, mbi çfarë të dhëna do
bazohet kur nuk ka asnjë lloj fluturimi në këtë aeroport?!
Por kjo nuk është çudia më e madhe.
Po të shohim specifikimin e arsyes së këtij studimi ku thotë:
“Furnizuesi i shërbimeve do të mbështesë Albkontroll-in në përzgjedhjen e
zgjidhjes më të mirë nga opsionet e ndryshme për Kullat e Trafikut Ajror.
Fondi limit është caktuar 16.2 milionë Lekë (të reja).
Është kritike që të vlerësohet konfigurimi i duhur, duke marrë në
konsideratë skenarët e mëposhtëm:
- Ndërtimi i një Kulle Betoni në Kukës;
- Blerja ose marrja me qira e një Kulle të Lëvizshme;
Mbajini shënim këto dy pika, se tashti fillon pjesa më e bukur.
E para thotë: “Ndërtimi i një Kulle Betoni në Kukës”, ndërkohë që Kukësi e
ka një kullë të tillë!
Natyrisht, ajo kullë nuk është në nivelin e kullës së Tiranës, por për
aeroportin e Kukësit është shumë efiçente. Pastaj, mos harroni më
kryesoren, në aeroportin e Kukësit nuk ka asnjë fluturim që dy vjet.
Kujt do i shërbejë kjo Kullë, kur aty jo vetëm që nuk fluturohet që dy vjet,
por kjo Qeveri nuk ka asnjë lloj projekti ose ideje se si ta rivëjë në punë
këtë aeroport.
Tashti le vimë te pika më intersante, që është pika e dytë, e cila thotë
“Blerja ose marrja me qira e një Kulle të Lëvizshme”.
Në maj të vitit që shkoi një ditë pas zgjedhjeve të 14 Majit Albcontrol ka
dhënë një tender 550 milionë lekë pa asnjë lloj gare.
Por për çfar ishte ky tender do pyesni ju.
Ky tender sipas vetë Albcontroll ishte për “Procedura e prokurimit lidhet me
sigurimin e kullës së kontrollit mobile në Aeroportin e Kukësit me gjithë
pajisjet e nevojshme”.
Ashtu si mund ta lexoni edhe vetë është e shkruar e zeza mbi të bardhë që
ky institucion nën kontrollin e Belinda Ballukut për hesap të Vezirit të madh
të vilajetit të vogël, vjet ka hapur një tender që ja ka dhënë një kompanie të
vetme në konkurim për blerjen e një kulle mobil (Të lëvizshme).
Ndërsa sivjet po ky institucion ka futur në tenderin e kësaj rradhe sërish
blerjen e po kësaj kulle që sipas llogjikës duhet të jetë blerë vjet, dhe duhet
të gjendet në aeroportin e Kukësit.
Po në rast se kjo kullë e lëvizshme është blerë njëherë, përse i duhen dy
kulla të tilla kësaj Albcontrollit, kur për më tepër në këtë aeroport nuk ka
fare trafik ajror?!
Apo mos vallë kjo kullë nuk është blerë fare vjet!
Ndoshta AAC- Autoriteti i Aviacionit Civil, institucion ky që duhet të mbikqyri
edhe Albcontroll, por edhe aeroportin e Kukësit mund të japi një përgjigje
për këtë kullë.
Por çudirat e Albcontroll-it me aeroportin e Kukësit nuk kanë të sosur.
Në periudhën Maj – Qershor të po këtij viti, ky institucion ka hapur një
tender publik për “Sigurimi i infrastrukturës për ofrimin e shërbimit të
Informacionit të Fluturimit në Aeroportin e Kukësit, përfshirë pajisjet e
nevojshme”.
Sërish jemi në të njëjtin qerfull.
Kujt do i afrojë shërbime infromacioni për fluturimet kjo kompani kur në këtë
aeroport nuk ka snjë lloj fluturimi?!
Në vilajetin tonë të govël me hajdutë të mëdhej kemi një shprehje që thotë:
“ Fshati që duket, nuk do kallauz (udhërrëfyes)”.
Dhe ky fshtai Albcontroll duket që ka bërë e po bën tendera vetëm për të
vjedhur.
Pra i plotëson të gjitha kriteret për të hyrë në KÇK-në e Ramës.
Por ajo që mbetet enigmë është, kjo KÇK, është duke punuar vetëm për
hesap të Belindës, apo Veziri i madh i vilajetit të vogël merr edhe ai
përqindjen e tij?
Kur sheh se si këto institucione shtetërore vjedhin e abuzojnë kaq hapur
me pushtetin e me financat që i përkasin këtij populli, pasi hapësira ajrore
është pronë kombëtare e jo private e Belindës apo e Vezirit, më vinë në
mendje vargjet e të ndjerit Arben Duka:
Shqipëria ime
Shqiponjë e plagosur.
Vidh e vidh të gjithë
E ti ske të sosur.
Nuk mjafton që po i merr paratë tona të trafikut ajror Beketi, por nuk të lënë
rehat as mizat e Ballukut e të Vezirit të madh, ALBCONTROLL.
Ps: Mirë që SPAK është i zënë me lali Erin, po edhe KLSH-së, me sa po
duket, nuk e di se në cilin oborr i ka humbur udha.
Tiranë, 28 dhjetor 2024