Ndërkohë që Izraeli vazhdon genocidin e tij ndaj Palestinezëve në Gaza dhe në Bregun
Perendimor pa u ndalur as edhe një moment, dhe i mbështetur në këtë krim
antinjerëzor nga bombat e Amerikës, karburanti Azerbaxhanas që kalon nëpërmjet
Turqisë, nga kontratat e shumta me firmat izraelite që bashkpunojnë me Ushtrinë
Pushtuese Izraelite në vrasjet e përditëshme të grave dhe fëmijëve palestinezë –si rasti
i kontratës që Shqipëria e “humanisit” Ed(vin) Rama nënshkroi me kompaninë izraelite
që operon në fushën e mbrojtjes Elbit System, si dhe nga heshtja totale dhe aprovuese
e Europës, Izraeli vazhdon negociatat indirekte me Hamasin në Qatar, duke krijuar
kështu iluzionin se Izraeli është i interesuar për të ndërprerë luftë, por i interesuar për
paqe vetëm atëherë kur mos të ketë më palestinezë në Gaza, dhe Bregu Perendimor të
jetë aneksuar i tëri nga Izraeli, dhe të quhet si në biblën izraelite, Judea dhe Samaria.
Ndërsa dje, sërish në Stamboll Rusia dhe Ukraina u ulën në tavolinën e bisedimeve
duke krijuar kështu iluzionin se edhe aty lufta është drejt fundit. Por si mund të presësh
rezultate nga një tavolinë e tillë ku ukrainasit u ulën të detyruar nga amerikanët,
ndërkohë që vetë këta të fundit nuk kanë përparuar aspak në negociatat e tyre me
Rusinë.
Dhe ajo që doli nga bisedimet e djeshme në Stamboll ishte sërish vazhdimi i
shkëmbimit të robërve, ku tashmë Rusia po boshatis firgoriferët e saj nga trupat
ukrainase, si dhe kërkesa e Ukrainës për takim direkt të dy krerëve të shteteve.
Takim ky që nuk besoj se rusët do e realizojnë ndonjëherë duke parë sesi Zelenski e
luajti pjesën e tij teatrale në takimin me Trump.
Dhe ndërkohë që bisedimet kryhen, rusët nuk ndalen së bombarduari çdo objekt
ushtarak, industrial dhe hekurudhor në Ukrainë, duke realizuar kështu paralel me de-
militarizimin edhe de-industrializimin e saja.
Ku aktualisht në këto javët e fundit kanë ardhur duke rritur kapacitetin goditës me anë të
dronëve kamimaz, e cila filloi para 5 javësh me sasinë 150 dronë në natë, dhe tashti ka
arritur në 350 dornë në natë, me perspektivë që ky trend në rritje të vazhdojë deri në
sasinë 1000 dronë në natë.
Që do të thotë se fuqia e shkatërrimit dhe gjunjëzimit industrial dhe ekonomik të
Ukrainës do të 10 fishohet, por tregon se kapacitetet e mbrojtjes kundër ajrore të saja
dhe të gjithë perëndimit në këtë konteks po shkojn drejt zerimit.
Ndërkohë udhëheqësit e Evropës, që janë aktualisht brezi më i keq i udhëheqësve
Europinanë që nga themelimi Europës, vazhdon të flasë pa pushim për humbje të
Rusisë ndaj Ukrainës, dhe ngushëllohet me iluzionin e rënies së fuqisë ekonomike ruse,
dhe më pas së shpëjti sipas tyre edhe të vetë Rusisë.
Dhe këtë iluzion të ryre e ilustrojnë me evidencën e ecjes së ngadaltë të Rusisë në
terrenin Ukrainas, duke treguar kështu edhe më tutje se kjo klasë manaxheriale e
Europës edhe pas këtyre 3,5 vjet lufte në Ukrainë nuk ka arritur të kuptojë akoma
natyrën e luftës që bën Rusia.
Rusia në të gjitha luftërat e saja të mëhershme me perëndimin nuk ka bërë asnjëherë
luftë për territor- dmth – territori nuk ka qënë objektivi parësor i saja.
Gjithnji ka pasur objektiv dobësimin dhe shkatërrimin e fuqisë ushtarake të armikut
derisa atij t’i shterohen burimet e tija njerëzore dhe ushtarake.
Dhe kur ky moment kritik arrin, armiku nuk është më në gjendje të afrojë mbrojtje të
territorit që ai ka nën kontroll, në këtë moment ajo ecja e ngadaltë mbi të cilën, dhe të
cilën Europa e përdor si iluzion të humbjes dhe mos fuqisë ushtarake Ruse, ajo ktheht
në një përparim të shpejtë, aq sa kur kjo elitë të kuptoje se çfar po ndosh, shfaqja ka
mbaruar.
Dhe mbi të gjitha, kjo elitë politike dhe ushtarake Europiane e nxitur edhe nga një elitë e
tillë Amerikane nuk kanë kuptuar akoma, ose unë shpresoj se bëjnë sikur nuk kuptojnë,
se lufta në Ukrainë nuk ka të bëjë me disa territore, por ajo ka të bëjë me një arkitekturë
të sigurisë Europiano-Aziatike.
Një arkitekturë në të cilën rusët po tentojnë të krijojnë sërish përpara se amerikanët ta
prishnin atë në fund të 2021 kur refuzuan të diskutonin reth saj propozimin Rus të asaj
kohe, e cila më pas u pasua me pushtimin e Ukrainës dhe me shkatërimin ekonomik të
Europës duke hequr dorë nga burimet e lira natyrore të lindjes, duke rënë kështu
totalisht në kurthin Amerikan për ridonimimin e Europës.
Dhe kështu i kanë krijuar iluzionin vetes se Rusia është e vetme në këtë tentativë të
riregullimit të arkitekturës së sigurisë Euro-Aziatike, ndërkohë që në mbështetje të saj
qëndron i gjithë BRICS – Kina,India,Brazili, Afrika e Jugut, Irani dhe Koreja e Veriut që
nuk është në BRICS.
Pasi interesat e tyre bashkohen në një të vetme – reduktimin e hegjemonisë Amerikane
dhe degradimn e saj nga niveli i perandorisë në atë të superfuqisë rajonale më e
shumta, ndërsa më e pakta në atë të superfuqisë botërore në të njëjtin nivel me Kinën
dhe Rusinë.
Pasi izolimi i Amerikës është ekzistencial tashmë për Kinën, Rusinë, Iranin dhe Korenë
e Veriut.
Dhe ky izolim i saj po vjen edhe në saj të politikave të çmendura që shtyhen nga
senatorë të rrjedhur si Lindsi Graham të cilët arrijnë t’i bëjnë presion Presidentit Trump
për vendosje tarifash qesharake ndaj këtyre vendeve, ku vlera e vetme që ato mund të
kenë do të jetë konsilidimi i mëtutjeshëm i marëdhënies Ruso-Kineze-Braziliane-
Indiane, duke e kthyer atë nga marëdhënie interesash politiko-ekonomike në
Rezistencë politiko-ekonomike-ushtarake ndaj Amerikës në të gjitha fushat, duke krijuar
kështu një inflacion në Amerikë që do sjelli pamundësinë e saj për të filluar të kapi hapin
e modernizimit ushtarak dhe ekonomik që këto vende kanë.
Aq sa ka rrezik që në të ardhmen e afërt në rast se Trump dhe Amerika do vazhdojë të
jetë nën ndikimin e rusofobëve europianë dhe amerikanë, do e çojë dikur Amerikën në
derën e BRICS për të kërkuar kredi nga Banka e tyre e Zhvillimit, ose të ngrejnë një
komision të përbashkët për rindërtimin global.
Dhe ndërkohë Izraeli vazhdon genocidin e tija të cilin tashmë e ka shtrirë edhe në Liban
dhe Siri.
Dhe ndërkohë Europa rusofobe vazhdon kalbëzimin e saj moral dhe intelektual, me
iluzionin se ky rrugëtim do sjelli rritjen e fuqisë së saja ekonomike dhe ushtarake.
Dhe ndërkohë jeton në iluzionin se retorika unifikuese militariste e saja është kapacitet
operacional.
Tiranë, 24 Korrik 2025