Lufta në Ukrainë në këto tre vite ka treguar, se ka përfshirë forca që janë në një shkallë
më të madhe se ato që Perëndimi dhe NATO ka dërguar për operacione ndonjëherë në
ndonjë vend që nga viti 1945.
Vetëm dy herë ka parë Europa forca të ngjashme në këtëmadhësi, dhe ato kanë qenë
mes viteve 1915 dhe 1918, dhe përsëri në vitet 1944-45, kur u hap Fronti i Dytë.
Dhe ngjarjet e atyre viteve janë studiuar në gjithë akedemitë ushtarake të botës, por, si
duket, me kalimin e kohës, për akedemitë ushtarake perendimore, ato u kthyen thjesht
si shembuj historikë, dhe jo leksione për të mësuar prej tyre.
Çdo oficer madhor sot në gjithë perëndimin me gradën major e lart, përfshi edhe çdo
gjeneral, e ka nisur karrierën e tij ushtarake në fillim të viteve ‘90, atëherë kur NATO
sapo kishte shpërbërë forcat e saj të mëdha dhe kishte reduktuar në maksimum forcat e
veta, me preteksin se pas shpërbërjës së Traktatit të Varshavës dhe të Bashkimit
Sovjetik, ushtria nuk na duhet më (kjo ndodhi edhe te ne).
Dhe në këtë periudhë, të gjithë ata oficerë që kishin dijeni për organizimin dhe lëvizjen e
formacioneve ushtarake të mëdha, ose po dilnin në pension, ose nën preteksin e rremë
të gjoja demokratizimit të Forcave të Armatosura u nxorrën në pension të parakohshëm.
Kështu që, gjith eksperienca dhe përvoja e këtyre oficerave drejtues të NATO-s, në të
gjitha rangjet, kanë qenë në operacione paqeje dhe disa në dislokime, sip.sh. në
Afganistan.
Njësia më e madhe e këtij kontigjenti oficerash, që kanë komanduar ndonjëherë gjatë
operacioneve, është një Batalion (rreth 500-600 ushtarë), si dhe hera e fundit që kanë
qenë nën zjarr u ka ndodhur kur kanë qënë komandantë Kompanie.
Si mund të presësh që këta njerëz të kuptojnë mekanizmat dhe kompleksitetet e
manovrave të ushtrive me qindra mijëra ushtarë, përgjatë linjave të kontaktit si kjo e
Ukrainës, e cila shtrihet në një gjatësi prej 1200km?
Prandaj të gjithë këta do të fokusohen pa dashje në gjërat që mund t’i kuptojnë, në
shkallën që mund t’i kuptojnë ata, duke u përqendruar në detaje: t—disa tanke të
shkatërruara këtu; – një variant i ri i artilerisë i vendosur atje; — një depo armatimi e
goditur aty; – një gjeneral i prapavijës i vrarë në Moskë; – një territor u muar aty ( edhe
pse pa asnjë rëndësi strategjike); – përveç pamjes së madhe etj.
Dhe e gjitha kjo sa më lart të mundëson të kuptojmë natyrën episodike dhe të
çuditshme të nismave ukrainase, si ofensiva e verës në Zaporizhje, dhe si kjo e
Kurskut, si në Korrik të vitit që lamë pas, ashtu edhe kjo në fillim të këtij viti.
Po duket qartësisht që të gjitha këto veprime janë të sugjeruara nga Perëndimi, i cili
mendon vetëm politikisht e jo edhe ushtarakisht.
Kjo vërtetohet nga përgjigjet që këta zyrtarë të NATO-s japin ndaj pyetjes – Çfarë ishte
synimi i këtyre nismave ushtarake? Përgjigja: “dërgimi i një mesazhi për Putinin”, ose
“komplikimi i logjistikës ruse”; ose “përmirësimi i moralit në rradhët e forcave ukrainase”,
etj.
Ndërsa pyetjeve konkrete të tipit: Çfarë pritet të ndodhë më pas, në terma konkretë?
Cilat janë rezultatet e prekshme të këtij “mesazhi” ? A janë përllogaritur reagimet e
mundshme ruse dhe çfarë do të bëhet atëherë? Cili do të jetë rezultati i drejtpërdrejtë,
dhe sa e lehtë do të jetë për rusët ta kalojnë këtë problem?
Udhëheqësit ushtarakë dhe politikë aktualë, në gjithë Perëndimin, nuk kanë asnjë
përgjigje për këto pyetje.
Dhe kjo thjesht se ata nuk kanë asnjë strategji.
Pasi realisht nuk e kuptojnë se çfar është strategjia.
Dhe e kanë reduktuar strategjinë vetëmnë sloganet e mësipërme.
Të cilat tregojnë se ata janë totalisht të shkëputur nga realiteti.
Këtë e tregon deklarata e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA, Llojd Austin, e dhënë më
datë 9 janar të këtij viti, në përfundim të mbledhjes së 25 të Grupit të Kontaktit për
Mbrojtjen e Ukrainës, në bazën ushtaroko-ajrore në Ramstain të Gjermanisë, në të cilën
tha “ Ndihma e vazhdueshme dhe e qëndrueshme e 50 vendeve që po i japin Ukrianës,
ka ndihmuar që lufta e Ukrianës të kthehet në një nga historitë e mëdha të suksesit
ushtarak të kohës. E gjithë kjo e pozicionon Ukrainën për të mposhtur agresionin rus sot
dhe për të penguar agresionin rus nesër”.
Nga gjithë kjo deklaratë vetëm një gjë është e vërtetë, se vërtet që kjo luftë – është
kthyer në një nga historitë më të mëdha të suksesit ushtarak të kohës moderne – por
kjo jo për Ukrainën, Perëndimin e NATON, por për Rusinë.
Bazuar në këtë deklaratë të Sekretarit të Mbrojtjes duket qartë që ky Perëndimi
Ushtarak dhe Politik ka ngatërruar aspiratën me strategjinë.
Dhe nuk ka arritur asnjëherë të kuptojë se çfar me të vërtetë po bëjnë rusët në Ukrianë
që në 22 shkurt të 2022.
Që nga fillimi i luftës, strategjia ruse ishte dhe ka mbetur të sjellë ndryshime politike të
caktuara në Ukrainë përmes degradimit dhe shkatërrimit të forcave ukrainase, duke ju
hequr kështu aftësinë për t’u rezistuar kërkesave politike ruse.
Kjo strategji mbeti e njëjtë edhe pas përfshirjes ushtarake të Perëndimit në këtë konflikt,
por vetëm u avancuau në shkatërrimin e pajisjeve të furnizuara nga Perëndimi dhe, deri
në një farë shkalle, dhe të njësive të trajnuara nga Perëndimi.
Dhe ky degradim i këtyre kapaciteteve ushtrake, si në mjete ashtu edhe në njerëz, ka
pothuajse që 5 muaj që po jep rezultatet e saj, pasi rusët po përparojnë pa ndërprerje
në mënyrë sistematike në të gjithë vijën e frontit prej 1200km, dhe askush nuk është në
gjendje që t’i ndali, pasi thjesht mungojnë kapacitet ushtarake, që nga ushtarët, te
mjetet, e deri tek oficerët dhe nën/oficerët për të drejtuar njësitëluftarake në terren.
Rezultati është: një klasë vendimarrëse ushtarake dhe politike e cila nuk e ka fare idenë
e strategjisë, por thjesht në çdo rast përsërit si papagall fraza të mësuara përmendësh
si: “F-16 do të ndryshojnë kursin e luftës”, ose “Goditjet me rraketa me rreze të gjatë
veprimi në thellësi të Rusisë, do të rrëzojnë Putinin nga pushteti”.
Por brenda këtij Perëndimi ka plot zëra në rangjet komanduese ushtarake të tij që kanë
filluar ta shohin realitetin në sy dhe ta kuptojnë atë, por problemi qëndron se klasa
usdhëheqëse ushtarake dhe politike që qëndron në krye, ka kohë që është zhytur në
këtë kurs të mohimit të realitetit, dhe sa më shumë që dikush vazhdon në një kurs të
caktuar, aq më pak ai është i gatshëm të ndryshojë atë.
Ndryshimi i këtij kursi tashti do të interpretohej si një pranim i gabimit, dhe pranimi i
gabimit në mentalitetin politik të Perëndimit konsiderohet si faza e parë e humbjes së
pushtetit.
Për këtë arsye do të vazhdojnë të mbajnë të njëjtin kurs të përplasjes me ajsbergun.
Dhe arsyen e kësaj e ka shpjeguar në një libër historiani dhe martiri i rezistencës
franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore, Mark Blosh (Marc Bloch), libër i botuar pas
vdekjes së tij, pas luftës, i titulluar “Humbja e çuditëshme”, (“L’etrange defaite”), në të
cilin shpjegon arsyen se pse kishte ndodhur që Europa dhe Franca nuk arriti të
përballonte pushtimin Gjerman, dhe përfundimi i tij është: se “ Dështimi kishte qënë
intelektual, ushtarak, organizativ dhe politik”.
Dmth që, ashtu si atëherë në 1940, edhe sot në krye të Perëndimit politik dhe ushtarak
ndodhen idiotët e dobishëm që drejtojnë një tren në një rrugë pa krye.
Tiranë, 15 janar 2025