Në ditën e 23 të agresionit nazi-fashist amerikano-izraelit ndaj Iranit, ashtu si edhe në agresionin nazi-fashist të tyre, sëbashku me gjithë vendet e NATO-s ndaj Gazës, përditë e më tepër nëpërmjet deklaratave të Trump e të Mileikovskit (Netanjahut) po tregojnë se po kënaqen që po i shkaktojnë Iranit vdekjejn dhe vuajtjen maksimale të mundshme.
Me atë çfarë u dëshmua në Gaza dhe tashti edhe në Iran, po duket se shoqëria jonë “civile” ka hyrë në një fazë ku ata që posedojnë ose marrin pushtetin, po e ushtrojnë atë në mënyrat më mizore të mundshme.
Dhe veçanërisht kjo mizori dhe dëshirë shkatërrimi e shfaqur në shoqërinë perëndimore që në fillim të këtij shekulli të ri, duket të jetë tipar i një shoqërie kapitaliste, ku tendencat sociopatike (shifni kryeministrin tonë) janë baza për marrjen e pushtetit absolut, veçanërisht në një shoqëri e cila është dhënë e tëra pas përfitimit material, dhe refuzon altruizmin dhe bashkëpunimin, dhe përkundrazi stimulon dhe imponon vetëm dashurinë për vetveten dhe pamëshirshmërinë ndaj të tjrëve.
Dhe dëshira për shkatërrim e këtij koalicioni nazi-fashist, nuk do të ndalet derisa t’i vëjë zjarrin gjithë rajonit.
Aktualisht në Liban Hezbullah po lufton trimërisht ndaj pushtuesve sionistë izraelit, por ushtria Libaneze e gjeneralit kuisling sionist me detyrë president i Libanit, Aun, nuk i bashkangjitet luftës për mbrojtjen e territorit të vendit edhe pse ushtria e çdo vendi ka për detyrë vetëm atë gjë.
Por të paktën gjenerali libanez nuk po bën atë që është duke bërë kukulla tjetër e sionismit izraelit, terroristi i bërë president i Sirisë, Al Jolani, i cili me kërkesë të amerikanëve dhe izraelitëve po përqëndron trupa terroriste në kufi me Libanin në luginën e Bekës, për të sulmuar Hezbullahun nga lindja.
Në rast se kjo ndodh do të shohim të hynë në luftë edhe milicitë shiiete të Irakut kundët forcave të Al Kaedës të Al Julanit. Kështu Siria do të kthehet sërish në një front luftimi dhe do të shkojë drejt një ndarjeje.
Pra i gjithë rajoni i Shamit, (Siria, Libani, Jordania, Palestina, një pjesë e Turqisë), do të hyjë në një konflikt të ri e të madh rajonal, ku shkatërrimi i tij do të jetë qëllimi i sionismit izraelito-amerikan.
Sepse vetëm kështu mund të arrihet zgjerimi dhe krijimi i idesë mesianike biblike sioniste, të Izraelit të Madh.
Dhe në gjithë këtë katrahurë me pasoja të rënda rajonale dhe botërore, pasi do që të shohi të përfshirë gjithë aktorët botërorë në këtë rajon, duke krijuar një Luftë të Tretë Botërore në miniaturë në një rajon të caktuar, sundimtarët e vendeve Arabe përveçse janë duke promovaur urrejtjen ndaj myslimanëve shiitë, po tregojnë një nivel të ri të të qënit satrapë të interesave sioniste amerikano-izraelite në rajon, në dëm të gjithë popullsisë myslimane arabe në rajon.
Dhe Perëndimi po e shfrytëzon mjeshtërisht dhe qëllimisht këtë ndarjen Sunit-Shiit (edhe këtu tek ne nëpërmjet hoxhallarëve idiotë) me qëllimin e vetëm për të destabilizuar jo vetëm rajonin, por gjithë botën islame për dekada të tëra.
Dhe ky lloj barbarizmi dhe abuzimi fizik, mendor, psikologjik e fetar, siç edhe e pamë nëpërmjet brutalitetit Perëndimor në Gaza, e tashti edhe në Iran, po tregon se Perëndimi po kërkon me ngulm që të rikthejë Mesjetën në shekullin 21, duke legjitimuar vrasjen dhe masakrat si metodë e një politike të lartë, dhe rrëmbimin e udhëheqësve legjitimë (rasti Maduro), si një normë të re ndërkombëtare.
Dhe Perëndimi i ka hyrë gjithë kësaj sipërmarrje mesjetare pasi e ka parë si të vetmen mënyrë për të kontrolluar dhe mbajtur pushtetin pafundësisht, pasi e panë që zhvillimi ekonomik çon në prodhimin e një klase të mesme të shkolluar dhe të edukuar për nevoja të këtij zhvillimi, dhe një klasë e mesme e arsimuar promovon liberalizëm ekonomik dhe social, të cilat janë baza e kushteve për një demokraci, dhe demokracia nuk të lë të mbash pushtetin e korruptuar pafundësisht.
Dhe gjithë kjo përpjekje për të kthyer Mesjetën në shekullin e ri, po bëhet me ndihmën e të gjitha partive politike kryesore dhe jo kryesore në skenën politike perëndimore ( dhe edhe te ne) të cilat janë të tëra nën kontrollin Sionist, diku nën kontrollin direkt të vetë shtetit Sionisto-fashist të Izraelit, e diku nëpërmjet oligarkëve sionistë si Soros me shokë, të cilët kanë zënë edhe të gjitha mediat kryesore perëndimore dhe te ne, si dhe shumicën e platformave alternative mediatike të rëndësishme, si dhe gazetarë pa fund që disa i promovojnë duke u bërë ture publike në Izrael, e disa që kanë një kapacitet intelektual nuk i promovojnë por i mbështesin në hije, pa u ndjerë.
Dhe e gjithë kjo luftë e ky shkatërrim, duke nisur që me Gazën, po bëhet vetëm për nevoja të krijimit të Izraelit të Madh – një ide mesianike sioniste, si dhe njëkohësisht Amerika po tenton të rivendosë dominimin e saj ekonomik të dështuar politikisht, nëpërmjet forcës ushtarake.
Dhe për t’ia arritur këtij qëllimi, sikundër edhe e shkruajta më lartë, po përdorin një metodë shekullore: strategjinë “përça e sundo”, e cila ka qënë gur themeli i fuqisë politike Perëndimore .
Në fillim ishte Perandoria Britanike ajo që mbante primatin e kësaj strategjie për të sunduar vende duke shfrytëzuar përçarjet e brendëshme, dhe duke i vendosur udhëheqësit lokalë kundër njëri tjetrit.
Pas shuarjes së Perandorisë Britanike, këtë strategji e adoptoi “Perandoria” Amerikane, dhe po e përdor akoma edhe sot.
Irani, i cili prej 40 vjetësh ndodhet nën sanksione, aktualisht që në fillim të agresionit nazi-fashist ndaj tij, ka filluar të përdorë pothuajse të njëjtën strategji në lidhje me Ngushticën e Hormuzit.
Duke qënë se një pjesë e mirë e kapitalizmit perëndimor nuk është shumë e dashuruar me strategjitë impulsive të Trumpit, por janë zënë ngushtë nga impulsi hakmarrës i Trumpit, kanë frikë ta kundërshtojnë hapur, dhe për këtë arsye vende individuale Aziatike dhe Europiane janë duke negociuar direkt me Iranin, që të lëjojë kalimin e anijeve të tyre në këtë ngushticë, në këmbim të një pagese, që për çdo anije shkon deri në 2 milionë dollarë, por edhe kjo e paguar në juan kinez.
Pra, Irani është duke përdorur të njëjtën strategji të vjetër Britanike të trashëguar te Amerika “Përça e sundo”, ndaj aleatëvë të Trumpit.
Kjo loj lëvizje e Iranit tregon një përllogaritje të mirë strategjike mbi konceptin e aleancave dhe koalicioneve, pasi duke siguruar marëveshje individuale të tilla, bllokon çdo lloj nxitje të Trumpit për të krijuar një forcë të unifikuar konfrontuese, për të tentuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Duke gërryer kështu, qoftë edhe në mënyrë graduale, kohezionin e aleancës perëndimore, si në kuadër të NATO-s edhe jashtë saj, në kuadër të Amerikës.
Një gjë e pa imagjinueshme para disa javësh.
Pra, retorika është kthyer në ironi, ku një fuqi e supozuar rajonale, e cila është kthyer tashmë në de fakto fuqi rajonale, po shfrytëzon një strategji shekullore perëndimore, kundër vetë kapitalizmit perëndimor.
Dhe, nëse kjo iniciativë e Iranit që po duket se po ecën për momentin, do të vazhdojë gjatë, atëherë ajo jo vetëm që do të ristrukturojë strukturat rajonale të pushtetit, por do të sfidojë direkt jo vetëm lirinë e navigimit detar, por edhe rendin aktual botëror, atë që e njohim si “ Bota e bazuar në rregulla”.
Irani po tregohet i zgjuar, po përdor vetëm mjetet që ka në dispozicion: gjeografinë, varësinë energjitike dhe durimin diplomatik, duke i kthyer nga një dobësi strategjike, në një forcë strategjike.
Ky agresion i nisur me qëllim për të bullizuar gjithë botën që të kthehet sërish te unipolariteti Amerikan, ka bërë dhe po bën efektin e kundërt, duke e çuar më me shpejtësi botën drejt multipolaritetit, ku Amerika dhe Perëndimi po shohin të përdoret ndaj tyre i njëjti manual që ata përdornin dikur ndaj gjithë vendeve të tjera të botës.
Kjo që aktualisht po bën Irani me vendet aleate të Amerikës tregon se aleancat dhe koalicionet sa vinë e do të jenë më pak statike, dhe se interesi kombëtar duhet të konsiderohet më i rëndësishëm sesa ndjekja qorre e diktateve të një hegjemoni të rradhës.
Tiranë, 24 mars 2026
