Nga agresion ajror, në agresion tokësor.
Në përgjithësi, të gjitha agresionet fillojnë me sulme ajrore precise, ku përfshihen vetëm objektiva të kufiziar, por kur këto nuk arrijnë të japin rezultatet e përllogaritura vendimtare, atëherë lista e objektivave vjen duke u zgjeruar; dhe kur edhe ato sërish nuk japin rezultatet e përllogaritura, atëherë lista e objektivave ushtarakë zëvendësohet me objektiva që i përkasin infrastrukturës; dhe kur edhe këto sërish nuk japin rezultatet e përllogaritura, atëherë në fund fare, lista hidhet poshtë dhe goditjet bëhen vetëm me qëllim që të sjellin sa më shumë dëm e shkatërrim, si në objekte civile edhe në popullatë civile gjithashtu.
Dhe kur vimë te ky moment, atëherë përshkallëzimi nuk është më një zgjidhje, por ai kthehet në trajektoren e vetme.
Dhe ky përshkallëzim tashmë ka të bëjë me futjen e trupave tokësore amerikano – izraelite në territorin e Iranit, qoftë kjo si një aksion i vetëm desantimi ajror ose detar, në ndonjë breg ose ishull; qoftë edhe si një aksion special në ndonjë nga tre qëndrat e përpunimit dhe të pasurimit të uraniumit në Iran: në Fordo, Natanz, Isfahan, ose te të treja së bashku njëkohësisht.
Në retorikën luftarake agresive amerikane gjithnji ka ekzistuar një ide, si një tundim i përhershëm dhe që përsëritet në çdo aventurë të tyre ushtarake se, kontrolli vendimtar i një nyje ose e një objekti strategjik (sikunër janë ngushtica e Hormuzit, ose tre qendrat e lartpërmendura), mund të zgjidhin ngërçin e një teatri kompleks luftimesh.
Dhe në të gjithat aventurat e tyre agresioniste ushtarake, që pas Laftës së Dytë Botërore, Amerikanët pothuajse asnjëherë nuk kanë qënë në gjendje që të dallojnë në kohë momentin kur një veprim taktik, ose edhe operacional, kthehet në një pikë humbje strategjike.
Dhe çdo lloj zbarkimi ushtarak në nivel taktik ose operacional, me forca tokësore në Iran, përfaqëson pikërisht një moment të tillë.
Përpara se të analizojmë shkurtimisht këtë moment që do të shënojë humbjen më të madhe stretegjike të perandorisë Amerikane, le të shohim pak gjeografinë që të krijojmë idenë e strategjisë.
Irani ka një sipërfaqe prej 1.648.000 kilometrash katrorë (km2). Është 5 herë më i madh se Iraku, vendi ku ushtria amerikane u shkatërrua për 23 vjet dhe, që përpjekja për ta mbajtur Irakun të pushtuar, përfundoi para vetëm 4 (katër) ditësh, kur edhe trupat e fundit amerikane dhe ato të NATO-s u tërhoqën nga Bagdadi, pasi forcat Shiite, pjesë e ushtrisë së rregullt Irakene dhe aleate të Iranit, ju lanë amerikanëve vetëm 24 orë kohë për tërheqje.
Irani ka dy vargmale, njëri vargmal që shtrihet përgjatë kufirit të tij perendimor – Zargos – me lartësi deri në 4000 metra; dhe vargmali tjetër, Alborz, i cili shtrihet përgjatë veriut, si dhe një pjallë qëndrore të rrethuar nga shkretëtira.
Duket sikur Zoti e ka projektuar posaçërisht me dorë këtë terren gjeografik, për të shkatërruar çdo pushtim të mundshëm konvencional.
Dhe tashti Pentagoni ka planifikuar pushtimin, ose sulmin tokësor, të kombit më të madh e më malor dhe më të armatosur të Lindjes së Mesme.
Për të arritur të kuptojmë se, përse një operacion me forca tokësore, qofshin ato Forca Speciale, Forca Marins, ose edhe trupa desanto ajrore (parashutiste) të Divizionit të 82, kundër çdo objektivi në Iran do të përfundonte në një katastrofë strategjike, duhet më parë të kuptojmë konceptin e luftës asimetrike.
Në luftërat simetrike fitorja vjen: ose duke mbajtur territorin, ose duke mbajtur të pa ndryshuara vijat e frontit. ,
Kurse në luftërat asimetrike ndodh komplet e kundërta.
Në një përplasje asimetrike, si kjo e cila po analizojmë, pala më e dobët në këtë konflikt, që është Irani, nuk tenton në asnjë mënyrë që të parandalojë palën tjetër që është më e fortë që të pushtojë territor; në këtë rast Irani do që t’i hiqte mundësinë palës agresore që ajo të stabilizohet në territorin që ajo planifikon të vendoset.
Në lexim të parë duket sikur është e njëjta gjë, por në realitet dallimi është thelbësor.
Në luftërat simetrike, sipas Doktrinës Perëndimore, fitorja matet me territorin e kapur e të mbajtur.
Ndërsa në një luftë asimetrike, avantazhi i palës së dobët qëndron dhe fillon pikërisht në momentin që pala e fortë merr një pjesë territori.
Në momentin që agresori pushton territorin ose objektin, atëherë ai bëhet i kapshëm dhe i prekshëm për palën e dobët, pasi në atë moment agresori ekspozohet, dhe ai vetë, si dhe linjat e tij të llogjistikës, kthehen në shënjestra për goditje, pasi në atë moment agresori është kthyer në një objektiv të palëvizshëm, të parashikueshëm nga Irani dhe të rrethuar.
Dhe kjo nuk është vetëm teori, si mund të mendojë dikush, por është teori e praktikuar në terren; kjo është logjika që ka udhëhequr operacionet në terren prej Hezbullahut në Liban në 2024, dhe tashti në 2026 në këto 22 ditë luftime me forcat pushtuese Izraelite ( për të cilën do flasim në një shkrim të ardhshëm); po kjo logjikë udhëhoqi edhe Hamasin në Gaza për dy vjet, si dhe Huthët në Jemen.
Është kjo logjikë që i mundi amerikanët në Somali, në Irak dhe në Afganistan, jo përmes betejave simetrike, por nëpërmjet aftësisë për t’i mohuar agresorit mundësinë e stabilizimit dhe të përdorimit të terrenit.
Dhe e gjithë kjo realizohet nëpërmjet tre etapave.
Etapa e parë – Kapja e terrenit/objektit. Në këtë fazë të pare, duke qënë se agresorët qëndrojnë më lart në aspektin konvencional, do t’u mundësonte atyre që të kapërcenin pozicionet e para mbrojtëse të forcave iraniane, kryesisht nëpërmjet parashutimit ose zbarkimit me helikopteër në shpinë të tyre, sidomos nëse arrihet një element surpizë (befasie).
Etapa e dytë – Stabilizimi. Kjo është pika ku fillon operacioni i vërtetë, pasi stabilizimi kërkon krijimin e vijave frontale mbrojtëse, sigurimin e linjave të furnizimit, organizimin e komandës dhe kontrollit, si dhe përgatitjen për të përballuar kundërsulmin, që në këtë rast është i pashmangshëm.
Kjo është pikërisht faza, ku asimetria e konfliktit që sqaruam pak më lart, bëhet vdekjeprurëse.
Zbulimi që iranianët do të mund të bëjënë në kohë reale nëpërmjet dronëve të cilët, forcat amerikane nuk do kenë asnjë mundësi që t’i ndalojnë, si ata të zbulimit edhe ata qindra të tjerë të sulmit që do lëshohen nga thellësia e territorit iranian, do t’u mundësosjnë iranianëve goditjen me preçizion të forcave agresore në atë pikë/ishull/a breg, duke i kthyer këto forca në kafshë që kan shkuar te kasapi dhe po presin momentin e therrjes.
Etapa e tretë –Tërheqja ose zënia në kurth. Duke qënë se, stabilizimi nuk mund të arrihet gjthsesi, atëherë lind nevoja e tërheqjes, dhe në rast se ajo nuk mund të bëhet, ateherë duhet pranuar zënia në kurth (rob).
Mirëpo, tërheqja, duke pasur parasysh fuqinë e zjarrit që iranianët kanë mundësi të lëshojnë mbi këto forca, ajo bëhet e pamundur, pasi çdo anije që do të dërgohet për të evakuuar trupar do të jetë objekt i goditjes nga një zjarr i madh i armëve balistike dhe konvencionale.
Po ashtu, edhe çdo helikopter i dërguar për të njëjtin mission (për tërheqjen), nuk do arrijë as të mbërrijë në vend, vetëm në raste se iranianët do i lejojnë qëllimisht për të shtuar humbjet e agresorëve.
Dhe në këtë rast evakuimi kthehet në një fantazi, ku komandantët e lartë amerikano-zionistë duhet t’i bëjënë një pyetje të vetme vetes së tyre dhe udhëheqësisë politike zionisto-fashiste amerikano-izraelite: Sa do jetë numri i forcave të asgjësuara përpara se të jepet urdhëri për t’u dorëzuar?
Dhe tashti, duke parë që çdo opsion me forca tokësore është një dështim i garantuar, vimë te pyetja, që të gjithë në këtë moment ja bëjnë vetes: Atëherë, pse duhet të hyhet me forca tokësore?!
Dy agresorët zionisto-fashistë i hynë këtij agresioni me dy objektiva ambicioze: 1. Përmbysjen e Qeverisë Islamike; 2. Shkatërrimin e infrastrukturës mbrojtëse të Iranit.
Të dy këta objektiva, edhe sot pas 29 ditë agresioni, nuk janë materializuar.
Republika Islamike nuk ka rënë; infrastruktura mbrojtëse vazhdon të jetë funksionale; dhe kapaciteti i Iranit për të projektuar fuqi në rajon, jo vetëm që nuk është neutralizuar, por ai është shtuar dhe materializuar, si dhe Boshti i Rezistencës është galvanizuar.
Duke qënë se e gjithë kjo është e kundërta e asaj çfarë kishin përllogaritur agresorët, tashmë i kanë urdhëruar “strategët” e tyre që të gjëjnë një rrugë të shpejtë, për të dalë nga kjo katrahurë ku e kanë futur veten, por që edhe daljen ta paraqesin si fitore.
Dhe rruga që kanë zgjedhur është pikërisht futja me trupa tokësore, me qëllim jo të pushtimit të Iranit, por të një aksioni të limituar, të cilin, pastaj, nëpërmjet manipulimit mediatik ta paraqesin si fitore.
Kur fitorja nuk mund të arrihet në fushën e betejës, atëherë ajo mund të prodhohet në rubrikat televizive të lajmeve, ku një ushtar amerikan ose izraelit në territorin e Iranit, filmohet duke ngritur një flamur, edhe pse ai/ata nuk do të kthehen gjallë që aty, thjesht kjo i shërben një presidenti sociopat dhe narcist për të shpallur para një publiku injorant fitoren dhe të deklarojë në TV: “Mission Accomplished”.
Dhe ky është ai momenti kur operacinet, qofshin ato në nivel taktik ose operacional, nuk i shërbejnë më logjikës ushtarake, por kthehen në domosdoshmëri politike.
Dhe ky është momenti që, këto veprime taktike ose operacionale kthehen në humbje strategjike.
Pra, përgjigjija e pyetjes se pse Amerika dhe Izraeli do e rrezikonin një operacion të tillë, qëndron jo në logjikën ushtarake, por në luftën mediatike.
Në rastin konkret, një operacion me trupa tokësore, sado i shkurtër dhe i përgjakshëm që mund të jetë, ai ofron mundësinë e një momenti mediatik.
Dhe filmimet do të përdoren për të krijuar përshtypjen e një fitoreje.
Manual klasik i propagandës, ku agresori do vërë theksin te operacioni i kapjes, dhe jo te pasojat, dhe do shpallë fitoren përpara se beteja të ketë filluar.
Për të gjithë ata, që e kuptojnë konceptin e luftës asimetrike, ky rezultat është i parashikueshëm.
Ndërsa ata, që nuk arrijnë të kuptojnë metodat e propagandës, nuk arrijnë ta shohin se manipulimi është i vetmi opsion transparent i agresorëve.
28 mars 2026
