14.4 C
Tetovo
E diel, 14 Shtator, 2025
BallinaOpinionDritan Goxhaj / Ed(vin) Rama dhe Busulla Morale e tijë

Dritan Goxhaj / Ed(vin) Rama dhe Busulla Morale e tijë

Në prill të këtij viti Kryetari i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Naltgjatësia e tij Ed(vin) Rama ishte për një vizitë zyrtare në Izrael. Gjatë qëndrimit aty mbajti edhe një fjalë në të cilën deklaroi “Siç e kam thënë më parë, dua ta përsëris dhe tani, Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete”.

Dhe e ka thënë po të njëjtën gjë edhe në Asamblenë e OKB ku deklaronte “Duhet te rikalibrojmë busullën tonë morale në Lindjen e Mesme. Konfirmojmë mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete. Një shtet funksional i Palestinës dhe një shtet i sigurt i Izraelit”.

Deri këtu jemi shumë në rregull me atë që ky tipi e konsideron “Busull Morale”.

Por ç’ndodhi me busën morale të Ramës dje?

Dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është votuar një rezolutë e propozuar nga Franca dhe Arabia Saudite për “Veprime të përbashkëta për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të arritur një zgjidhje të drejtë, paqësore dhe të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez, bazuar në zbatimin efektiv të zgjidhjes me dy shtete”.

Rezoluta i bën thirrje grupit palestinez Hamas që të “lirojë të gjithë pengjet” dhe të “dorëzojë kontrollin e Gazës dhe armët tek Autoriteti Palestinez, në funksion të themelimit të një shteti sovran dhe të pavarur palestinez.

E gjitha çka është në atë rezolutë përputhet me “Busëllën Morale” të Ramës të deklaruar nga ana e tijë disa herë për zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë.

Por çuditërisht dje në këtë votim, Shqipëria e Ed(vin) Ramës (Them e Ramës sepse kjo Shqipëri që ka votuar dje nuk përfaqëson mua dhe besoj as shumicën e shqiptarëve në këtë rast për këtë votim), në vend që të votonte pro kësaj rezolute e cila në thelb dhe substancë përfaqëson gjithçka që Rama ka deklaruar dhe mbajtur qëndrime të tija, dje çuditërisht Shqipëria abstenon nga ky votim.

Dhe ky abstenim vjen edhe pasi Ministria e Jashtme më parë e kishte përshëndetur përpjekjet franko-saudite për të krijuar një plan konkret drejt zgjidhjes me dy shtete ku ndër të tjera thoshte “kërkojme aktivizimin e të gjitha mekanizmave për t’i dhënë fund okupimit kolonial izraelit, si dhe për të garantuar të drejtat legjitime të popullit palestinez”.

Kjo rezolutë i paraprin një samiti të rëndësishëm që do të mbahet më 22 shtator në OKB, i bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, ku pritet që vendet që votuan këtë rezolutë të njohin zyrtarisht shtetin palestinez.

Edhe kjo rezolutë edhe ajo që do të mbahet në datë 22 janë të dyja brënda “Busullës Morale” të deklaruar të Ramës.

Por ky nyk e ka votuar këtë rezolutë duke devijuar kështu nga “Busulla Morale”e tijë.

Të abstenosh në një votim do të thotë që ti akoma nuk ke krijuar një mendim të tëndin për atë çështje, por siç edhe shihet nga deklaratat e mësipërme të Ramës, ky mendimin e ka pasur të qartë dhe të cilësuar prej ti si “Busull Morale”.

Atëherë si është e mundur që nuk ka votuar në diçka që përpthuhej me mendimin e tijë?!

Ose Ramës i ka humbur Busulla, ose i ka humbur Morali.

Ose, mund t’i kenë humbur të dyja ato që ai sëbashku i përkufizon si “Busull Morale”.

Dhe ky mos votim i tijë në këtë rast cënon tejskajmërisht edhe Kosovën, sepse në çdo lloj votimi nesër të ngjashëm për Kosovën, mbi të drejtën legjitime të një populli për të pasur shtetin e tijë, të gjitha ato vende që janë nën ndikimin Saudit, do të votojnë kundra, ose më e pakta do të abstenojnë për çdo gjë në favor të Kosovës.

Ed(vin) Rama vazhdon në mënyrë të përsëritur të turpërojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Në rastin e këtij votimi ai thjesht duket si Pinoku, por një Pinok që vuan edhe nga Sociopatia, pasi një ndryshim i tillë qëndrimi pas gjithë atyre deklaratave të forta, nuk mund të konsiderohet sjellje e një njeriu normal.

Ps: Uroj që gjithë ata shqiptarë, të krishterë e myslimanë që e kanë votuar këtë Pinokun dhe që, janë e kanë qënë për zgjidhjen me dy shtete, të gjejnë edhe ata “Busullën Morale” të tyre, se këtë që ju ka dhënë Rama, nuk bën më.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments