7.7 C
Tetovo
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
BallinaOpinionDritan Goxhaj / Aviacioni civil në luftën gjeopolitike botërore

Dritan Goxhaj / Aviacioni civil në luftën gjeopolitike botërore

Me fillimin e lutës në Ukrainë perëndimi ndërrmori një fushatë të konsideruar si goditje shok ndaj Rusisë, ku në sanksionet e para që vendosi ndaj Rusisë ishte ndalim fluturimi i avionëve rus mbi qiejt e Europës.

Edhe Rusia veproi në kundërgoditje në të njëjtën mënyrë duke mbyllur hapësirën e saj ajrore për të gjithë avionët dhe linjat ajrore të vendeve të cilat i konsideroi si “vende jo mike”, BE, Amerikë, G7 dhe gjithë aleatët e tyre.

Si rezultat, vendi më i madh në botë i cili shtrihet në 11 zona kohore, u bë i pa kalueshëm për të gjitha këto linja ajrore perendimore, duke u bërë një koridor i pakalueshëm për fluturimet nga Europa drejt Azisë.

Por dihet që linjat ajrore përpiqen gjithnnji që të gjejnë rrugën më të përshtatshme dhe më të shkurtër midis dy destinacioneve, jo vetëm për arsye sigurie, por edhe për të minimizuar kostot e fluturimit.

Por mbyllja e hapësirës ajrore të Rusisë shkaktoi që udhëtimi nga Londra në Tokio të zgjatet me 4 ore e 30 min më shumë, po në të njëjtën kohë një fluturim nga Helsinki drejt Tokios i cili më parë kalonte mbi hapësirën ajrore Ruse dhe zgjaste 9 orë, tashti ai ësht i detyruar ti bjeri vërdallë kësaj hapësire, duke e çuar këtë fluturim nga 9 në 13 orë.

Dhe e gjithë kjo ka sjellë rritje të kostove të fluturimit për të gjitha kompanitë ajrore perendimore.

Por pasojat e kësaj beteje ajrore civile shkojnë përtej bilanceve të linjave ajrore.

Ky veprim i nxituar i perendimit, i pasuar nga e njëjta lëvizje ruse, ka vënë në lëvizje një zhvillim tepër të rëndësishëm jo vetëm tregëtar dhe ekonomik, por edhe gjeopolitik, i cili ka nisur të riformojë jo vetëm tregëtinë ndërkombëtare në fushën e aviacionit civil, por edhe vetë lëvizjen globale në avioacion, por edhe linjëzim të ri global në luftën gjeopolitike aktuale botërore.

Le të hymë në detaje për të parë e kuptuar se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.

Le ta fillojmë nga viti 2000.

Në vitin 2000 Korporata e Bashkuar e Avionëve, konglomerati shtetëror Rus i cili mbikqyr gjithë aviacionin civil rus nga avionët Sukhoi te Tupolev nisi prodhimin e avionit civil për transport pasagjerësh të tipit Sukhoi SJ-100, me ndihmën dhe bashkpunimin perëndimor, me motorrë francez dhe dizajn italian.

Por kur filloi lufta në Ukrainë dhe Europa vendosi sanksionet, ky zinxhir furnizimi për prodhimin e këtij avioni u ndërpre dhe prodhimi i avionit mbeti në mes, dhe europianët kishin parashikuar që kjo do të ishte një goditje e fuqishme ndaj industrisë së aviacionit civil rus.

Por në fakt inxhinierët e Sukhoit menjëherë pas vendosjes së sanksioneve filluan menjëherë ridezajnimin e aeroplanit dhe zëvendësimin e të gjitha sistemeve të avionit që duhej të vinin nga perëndimi, duke përfshirë edhe motorët.

Dhe arritën që të krijojnë një avion të ri totalisht me dizajno, pjesë dhe motorrë të prodhimit vetëm rus, duke krijuar kështu produktin e parë të mbrojtur totalisht nga sanksionet.

Por kjo ishte vetëm një betejë e luftës gjeopolitike globale midis Rusisë dhe Perëndimit. Menjëherë pas fitores së kësaj beteje të parë, rusët hapën një betejë të dytë, një front të ri, por kësaj rradhe në fushën e shahut gjeopolitik.

Me datë 28 tetor të këtij viti Koroporata e Bashkuar e Avionëve, konglomerati shtetëror Rus nënshkroi një memorandum me kompanianë shtetërore Indiane, Aeronautika Indiane (Hindustan Aeronautics (HAL)), që të prodhojnë sëbashku avionin Sukhoi SJ-100 për përdorim të linjave të brendëshme indiane.

Rusia dhe India kanë një histori të gjatë të bashkpunimit të tyre në fushën e aviacionit, por deri më sot ajo ka qënë vetëm në aviacionin aushtarak, ndërsa për herë të parë ky memorandum e bën atë bashkpunim edhe në aviacionin civil.

Sipas kësaj marëveshje SJ-100 do të prodhohet në Indi me licensë ruse dhe kapacitet prodhues indian. Në këtë mënyrë Rusia për herë të parë po hyn në eksportin e aviacionit civil, në tregje të cilat deri më sot dominoheshin vetëm nga avionët perendimorë, Boing dhe Airbus.

Dhe e bën këtë duke shfrytëzuar dëshirën e Indisë për të prodhuar avionët e saj ,duke zhvilluar kështu industrinë e aviacionit civil vendas.

Gjithashtu edhe Kina nuk ka mbetur pas këtij zhvillmi. Edhe ajo ka prodhuar një avion civil pasagjerësh i cili për shkak të sanksioneve perendimore mbeti pa motorrë.

Por Kina në vend që të zhvillonte motorrët e saj, ajo vendosi të kooperonte me rusët për të zëvendësuar motorët perendimorë që duheshin për avinin e saj C919.

Aktualisht Autoriteti i Aviacionit Civil të Nigerisë është në bisedime me Kinën dhe po shkon drejt çertifikimit të avionit kinez për nevoja të përdorimit të kompanive ajrore vendase në linjat e brendëshe ajrore.

Por perëndimi nuk dominon vetëm industrinë dhe tregëtinë e aviacionit civil, por edhe çertifikimin e kësaj industrie dhe produkteve të saj.

Ndërkohë me anë të proshimit të SJ-100 që rusët po bëjnë në Indi, dhe çertifikmit që Kinezët po bëjnë në Nigeri, po sulmojnë edhe këtë fushë e cila deri më sot kontrollohet vetëm nga Amerika me anë të FAA(Federal Aviation Agency) dhe Europës me anë të EASA(Europian Aviation Safety Agency).

Nga sa më lart duket që tre vendet themeluese të BRICS jo vetëm që po shkojnë drejt prodhimit të tyre të avionëve dhe të zhvillimit të industrisë së aviacionit civil, por në një të ardhme të afërt, me rritjen e prodhimit dhe llojit të këtyre avionëve civilë, do kenë nevojë edhe për çertifikim të këtyre prodhimeve.

Duke qënë se Rusia dhe Kina janë nxjerrë jasht çertifikimit perendimor për shkak të vendimeve të “zgjuara” dhe sanksioneve “efikase” të udhëheqësve perendimorë, dhe duke qënë se edhe India e cila do prodhojë tashmë avion me liçesë ruse mbetet jasht këtij çertifikimi, të treja këto vende do kenë nevojë për një organ çertifikues të këtyre prodhimeve industriale në fushën e aviacionit.

Jo vetëm si zgjidhje për nevojat e tyre të brendëshme, por edhe si një zgjidhje për nevoja të tregëtisë globale në fushën e aviacionit, dhe kryesisht me vendet anëtare të BRICS, dhe atyre aspirante, por edhe me vendet e Afrikës, ku po zhvillohet një luftë tjetër gjeopolitike dhe ushtarake (që mbetet për një shkrim tjetër të vëcantë mbi Afrikën), këto vende do të ngrejnë edhe agjencinë e tyre të çertifikimit, duke bërë kështu krijimin e një poli të ri në fushën e aviacionit civil, i shkëputur dhe i pavarur totalisht nga perëndimi, si për nevoja prodhimi edhe për nevoja çertifikimi.

Tashmë duket qartësisht se perëndimi pas humbjes strategjike ushtarake që pësoi në Ukrainë ndaj Rusisë, i ka hapur rrugën edhe një humbje tjetër strategjike ndaj Rusisë dhe Kinës, por kësaj rradhe në fushën e aviacionit civil botëror, ku me anë të veprimeve të pamenduara thellësisht dhe strategjikisht, ka rrëzuar hegjemoninë e tij botërore në fushën e aviacionit civil.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments