10.5 C
Tetovo
E mërkurë, 23 Prill, 2025
BallinaOpinionDritan Goxhaj / Amerika, Shqipëria dhe axhendat e fshehta

Dritan Goxhaj / Amerika, Shqipëria dhe axhendat e fshehta

Dje na begenisi me vizitën e tij Sekretari i Shtetit të Amerikës Z. Antoni Blinken.

Dhe sigurisht që në kësi si lloj rastesh të rralla për një vend periferik të perandorisë, ashtu si jemi edhe ne, nuk do mungonin në asnjë mënyrë vrapimet e shumë politikanëve dhe zyrtarëve për të shtrënguar duart me mikun e fuqishëm, që pastaj t’i hedhin ato foto në faqet e tyre personale nëpër rrjetet e ndryshme sociale, për t’i përdorur për nevoja të kapitalit të tyre politik në këtë kasabanë tonë periferike të perandorisë perendimore të udhëhequr nga SHBA.

Nga të gjithë më tërhoqi vëmendjen edhe deklarata në FB e zv/Kryeministres së qeverisë sonë, zonjushës së preferuar të vezirit të këtij vilajetit tonë , Belinda Ballukut.

Ajo shkruan “Vizita e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken tregoi qartë edhe një herë raportet solide, të konsoliduara tashmë prej vitesh, e që forcohen çdo ditë, mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Aleati strategjik i shqiptarëve në çdo kohë. Sot bashkëpunimi mes dy vendeve është në nivelet më të larta, si asnjëherë më parë, dhe kemi hapur rrugën për të forcuar më tej këto marrëdhënie në sektorë me rëndësi për të dyja vendet”.

Nuk ka asgjë të veçantë deri në momentin që ajo shkruan “Sot bashkëpunimi mes dy vendeve është në nivelet më të larta, si asnjëherë më parë, dhe kemi hapur rrugën për të forcuar më tej këto marrëdhënie në sektorë me rëndësi për të dyja vendet”.

Dhe këtu më lind pyetja se çfar kupton, ose dëshiron të thotë kjo zojusha(zonjusha) me “Bashkpunimi është në nivelet më të larta”?, mos vallë e ka në nivelin e takimeve. Sepse do më dukej çudi që një Sekretar Shteti të vij në këtë vilajetin tonë e mos të takojë ata që po drejtojnë këtë vilajet, apo ndoshta e ka për marëdhëniet,pamvarësisht se marëdhënia më e larte dhe e vetme strategjike në kuadër të bashkpunimit, ashtu si pretendon kjo zojusha është vetëm në vitin 2003.

Vit kur Shqipëria pranoi që për hatër të Amerikës ta fuste Shqipërinë për herë të parë në historinë e saj si shtet, pjesë të një kualicioni pushtues, në Irak.

Pas kësaj në nivel bashkëpunimi nuk ka pasur asnjë lloj marëdhënie tjetër.

Në Afganistan, Shqipqëria nuk mori pjesë në kuadër të pushtimit amerikan por në kuadër të NATO-s me rezolutë të OKB-së.

Në rast se i referohet dhënies nga ana e amerikanëve të dy helikopterëve për ushtrinë, ajo nuk është marëdhënie strategjike, por lëmoshë strategjike e amerikanëve në kuadër të gjith Ballkanit perendimor, pasi edhe vende të tjera në ballkan morë helikopterë të tillë.

Pastaj Balluku thotë se “Kemi hapur rrugën për të forcuar më tej këto marrëdhënie në sektorë me rëndësi për të dyja vendet”.

A mundet dikush ta pyesi këtë zojushën se cilat janë ato sektorë të bashkpunimit që ti dimë edhe ne të tjerët. Sepse deri më sot mesa unë kamë dijeni, qofsha i gabuar, nuk ka asnjë investim amerikan, qoftë ai ekonomik apo strategjik.

Dhe po në dijeninë time është po qeveria e kullandrisur nga veziri Rama që në 2015 largoi nga Shqipëria të vetmen firmë amerikane strategjike në Shqipëri Koorporatën Amerikane “Lockheed Martin Global Inc (LMGI)” e cila ishte kontraktuar për ndërtimin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare”, miratuar me ligjin nr.9384, datë 4.5.2005, Këshilli i Ministrave me VKM Nr. 133, datë 22.03.2006 për “Lejimin e Ministrisë së Mbrojtjes të përdorë procedurë të veçantë prokurimi me Koorporatën Amerikane “Lockheed Martin Global INC (LMGI)”, për ndërtimin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapesirës Detare, – si një “Vepër e veçantë e Mbrojtjes dhe e Sigurisë Kombëtare”.

Pamvarësisht se vizita të tilla që në pamje të parë të japin përshtypjen se janë pa një axhendë të vërtetë, dhe që po përdoren politikisht nga qeveriu dhe gjith pinokët e qeverisë për ta paraqitur si një mbështetje të amerikës ndaj tyre, në thellësi është zhgënjyese që vizita të tilla bëhën ndaj këtyre kleptokratëve të cilët edhe vetë Departamenti i Shtetit në raportet e tij vjetore, i ka konsideruar në çdo vit qeverinë e këtyre kelptokratëve me korrupsion në rritje.

Por më zhgënjyese e bën këtë vizitë fakti që ajo vjen menjëherë pasi ish zv/kryeministri akuzon me zë e figurë direkt Kryeministrin për lidhje mafioze dhe zhvatje të parave publike.

Të tilla vizita të cilat nga pas e kanë vetëm axhendën e tyre të fshehtë për interesa vetëm të ngushta strategjike vetëm të amerikanëve, e deinkurajojnë çdo lloj force dhe përpjekeje politike, qofshin ato të organizuara ose edhe individuale kundër kësaj qeverie kleptokratike.

Dhe në kuadër të vetëm interesit të tyre të ngushtë amerikanët ju japin mbështetje hajdutëve që të konsolidojnë pushtetin dhe sistemin e tyre kleptokratik në këtë pjesë periferike të perandorisë.

Po cila ishte axhenda e fshehtë e Blinken në Tiranë!

E gjitha ka të bëjë vetëm me gjëndjen në Lindjen e Mesme dhe veçanërisht me Izraelin.

Tashmë ka pothuajse nja 10 ditë që Izraeli ka deklaruar se po përpgatitet që të sulmojë edhe qytetin e fundit në Rripin e Gazës, atë që në fillim e kishte konsideruar si një “vend të sigurt” për palestinezët që i përzinte nga pjesa tjetër e këtij territori.

Tashmë ka deklaruar se do të sulmojë edhe qytetin e Rafës, ku janë përqëndruar rreth 1,5 milionë refugjatë palestinezë.

Dhe për ta bërë këtë, në mënyrë që numri i civilëve që mund të vriten gjatë këtij sulmi të mos rritet edhe më shumë seç ka vajtur deri më tashti, rreth 28 mijë civilë të vrarë, ku 75% janë grae fëmijë.

Ka karkuar nga vendet arabe rreth që të pranojnë palestinezët si refugjatë. Në këtë përpjekje për t’i mbushur mendjen, veçanërisht Egjiptit që t’i pranojë, është angazhuar edhe SHBA.

Por përpjekja e SHBA në këtë drejtim pothuajse dështoi akoma pa filluar mirë, pasi më datë 10 të këtij muaji të gjitha vendet arabe të gjirit, Egjipti, Jordania, Saudia dhe Emiratet lëshuan nganjë deklaratë zyrtare se jo vetëm që nuk do e pranojnë këtë gjë, por edhe do marrin masa ndaj një veprimi të tillë.

Veçanërisht Egjipti, i cili deklaroi se do të rishikojë në këtë rast edhe marëveshjen e paqes që ka me Izraelin.

Menjëherë pas kësaj ndërhynë SHBA-të të cilët i kërkuan izraelitëve që të bëjnë një plan më të detajuar për të siguruar që palestinezët në Rafah nuk do të preken nga kjo ndërhyrje ushtarake.

Dhe menjëherë erdhi edhe përgjigja e qeverisë Izraelite se “ajo do t’i lejoë palestinezët që të evakuohen nga aty përpara se të filloi operacionin në shkallë të gjërë”, pasi tashmë bombardimet nga ajri i ka filluar që të premten që shkoi.

Dhe pikërisht këtu hyn edhe vizita e Blinken në Tiranë. Pasi ka ardhur që t’i kërkojë vezirit tonë që të pranojë refugjatët palestinezë të cilët do pranojnë të evakuohen nga Gaza dhe Rafah.

Pra po i kërkon Shqipërisë që për hatër të amerikës në kuadër të interesit izraelit, të bëhet pjesëtare në genocidin dhe pastrimin etnik që Izraeli po bën ndaj popullatës së pambrojtur palestineze në Gaza.

Ndaj këto lloj vizitash me shtrëngime publike duarsh e fotosh më sjellin në mendje atë poezinë e të madhit e të ndjerit Arben Duka,

“ O moj Amerikë,

Për neve çu trete,

Me një stilolaps,

Na bërë për vete”.

Uroj që Shqipëria të mos bëhet pjesë e pastrimit etnik në Gaza vetëm për një foto.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments