9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDritan Bexheti për koalicionin BESA -AAA: Çfarë është më e rëndësishme për...

Dritan Bexheti për koalicionin BESA -AAA: Çfarë është më e rëndësishme për këshilltarin tonë, interesat personale apo bindjet ideologjike dhe besimin e votuesve

Kryetari i degës së Alternativës në Tetovës, Dritan Bexheti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar për takimin e mbrëmshëm të kryesisë së Aleternativës dhe kryesisë së Lëvizjes Besa ku është dakorduar bashkëpunimi opozitar në këshillin komunal të komunës së Tetovës.

Takim miqësor apo takim zullumqarësh!?

Mbrëmjen e kaluar, është bërë e ditur se në Tetovë janë takuar përfaqësues të dy partive politike, BESË-s dhe Alternativë-s. Ky takim duket të ketë qenë një takim për interesa të individëve, në vend të një marrëveshjeje të qartë ideologjike. Siç dihet dega e Alternativës në Tetovë ka ngrirë aktivitetet e saj, ndërsa këshilltari komunal është përfshirë në një marrëveshje me BESË-n për të krijuar koalicion. Pyetja që shfaqet është : “se çfarë është më e rëndësishme për këshilltarin tonë: interesat personale apo bindjet ideologjike dhe besimin e votuesve” ?

Ndërkohë, dy përçarësit e dikurshëm të Lëvizjes Besa, profesori dhe prifti, gëlltitën ofendimet e rënda mes tyre. Pra nuk kemi të bëjmë me kualicion ideologjik dhe për çështjen e votuesve por për interesat e ngushta të dy përçarësve të votës shqiptare më 2015. Të gjithëve na mundon veprimi përçarës kur sot i shohim bashkë kaq vëllazërisht! Nga ky takim dhe koalicion duket qartë se përfitimtarë janë profesori dhe prifti. Kjo situatë duket të jetë më shumë për interesa personale sesa për ideologji ose për interesat e votuesve. Çdo ditë nga partia e profesorit largohen anëtarët, mbyllen degët e partisë nëpër qytete sepse e kuptuan që koalicioni Besa me Alternativën është bërë vetëm për interesat e dy-tre njerëzve edhe atë: Bekim Sali, Zeqirja Ibrahimi dhe Afrim Gashit. Ky takim na bën të reflektojmë mbi rolin dhe përgjegjësinë e këtyre politikanëve në përfaqësimin e interesave të popullatës dhe rëndësinë e integritetit të tyre politike.

Megjithatë, votuesit janë në gjendje të lexojnë dhe vlerësojnë veprimet e politikanëve dhe do të shprehin shqetësimet e tyre në zgjedhjet e ardhshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments