Dritan Bexheti, kuadër i partisë Alternativa – Dega Tetovë, sot është emëruar drejtor i Fondit Pensional dhe Invalidor të RMV-së, transmeton TetovaSot.
Driton Bexheti është inxhiner i makinerisë, ndërsa deri sot ka punuar si profesor në shkollën e mesme “Mosha Pijade” në Tetovë.
Për emërimin e Bexhetit në këtë funksion, është prononcuar edhe Alternativa – Dega Tetovë, duke i uruar Bexhetit sukses në udhëheqjen e këtij institucioni.
“Kuadri jonë Dritan Bexheti, sot e mori detyrën e drejtorit të Fondit Pensional dhe Invalidor të RMV- së.
Me këtë rast, AlternAtivA- Dega Tetovë, drejtorit Dritan Bexheti i dëshiron punë të mbarë dhe shumë sukses në udhëheqjen e këtij institucioni të rëndësishëm për qytetarët e vendit tonë!” thuhet në njoftimin e Alternativës – Dega Tetovë.