4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDritan Abazoviqi: Përgjigjen e SNP-së e presim deri të dielën

Dritan Abazoviqi: Përgjigjen e SNP-së e presim deri të dielën

Mandatari për përbërje të Qeverisë malazeze, Dritan Abazoviq nga lëvizja URA, deklaroi se pret që SNP deri të dielën të vendosë nëse do të jetë pjesë e qeverisë së re.

Ai tha se edhe pse SNP deri atëherë nuk ka sjellë vendim, asgjë nuk ka marrë fund dhe se do të ketë hapësirë për atë parti, sepse, siç tha, me rëndësi është të ketë shumicë evropiane e cila do t’i zhbllokojë proceset.

Siç tha Abazoviq, rrëfimi për rehabilitimin e DPS-së është i pabazuar.

Ai theksoi se qytetarët duhet t’i presin zgjedhjet në Beran, Ulqin dhe 10 komuna të tjera, e më pas të shihet nëse DPS po kthehet.top24

Ai deklaroi edhe se në këtë moment është zhvatur koncepti për qeveri të pakicës.

“SNP nuk ka asgjë kundër konceptit, por u duhet vendim nga organet partiake. Do të bisedojmë me deputetët e PzP dhe Miodrag Lekiq. Secili le të vendosë çka është më mirë. ne do ta zhvillojmë politikën tonë në mënyrë autonome”, deklaroi Abazoviq për TV Vijesti.

Ai thotë se SNP është e rëndësishme në kontekstin e krijimit të shumicës për zhbllokim të procesit dhe krijim të shumicës evropiane.

“Presim vendim për tre ditë. Nuk do të thotë se dyert i kanë të mbyllura nëse nuk e bëjnë atë”, përsëriti Abazoviq.

Abazoviq tha se qeveria e re me siguri do të ketë prej 16 deri 18 resorë, ndërsa ideja e tij është të formojë ministri për çështje evropiane. Ai tha edhe se numri i resorëve varet nga numri i subjekteve të cilat do ta formojnë qeverinë e re.

“Mali i Zi duhet të shkojë përpara”, përfundoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments