Natën pas mesnate është djegur vetura zyrtare “Pasat” e drejtorit të burgut “Idrizovë”, Zoran Jovanovski. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihail dhe Eftihij”, prapa shkollës ekonomike, në lagjen Kisela Voda të Shkupit.
Njësia zjarrfikëse e Shkupit ka intervenuar dhe ka lokalizuar zjarrin dhe nuk ka persona të lënduar.
Në stacionin policor Kisella Vodë në Shkup, mëngjesin e sotëm në ora 03:35 është raportuar se në zonën e Kisella Vodës, me targa të Shkupit, në pronësi të IEVP Idrizovë, është parkuar një “Volkswagen Passat”. Z. J.
Siç bën me dije Ministria e Brendshme, nga zjarri janë përfshirë një pjesë e fasadës së godinës dhe objekte në ballkonet e kateve të poshtme të pallatit.
Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit dhe nuk ka persona të lënduar.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.