1 C
Tetovo
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeDrejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH)me thirrje për komunat: Nëse nuk veproni...

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH)me thirrje për komunat: Nëse nuk veproni në raste të fatkeqësive natyrore, do të zbatojmë masa kundërvajtëse

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) nëpërmjet një letre dërguar deri te Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale ka apeluar që të veprojnë në raste të fatkeqësive natyrore, në të kundërtën siç bëjnë të ditur do të zbatohen masa kundërvajtëse.

“Duke pasur parasysh kushtet aktuale atmosferike të karakterizuara nga reshjet e shiut dhe borës në vendet më të larta, DMSH u bënë thirrje Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe kryetarëve të komunave që të ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme brenda kompetencave të tyre”, thonë nga DMSH.

Prej atje gjithashtu rekomandojnë monitorim i vazhdueshëm i situatës, veprim në përputhje me Ligjin për Mbrojtje dhe Shpëtim, zbatim i planeve Lokale për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe ngjarjet e tjera dhe shfrytëzimi optimal i të gjitha burimeve në dispozicion.

Në fund thonë se po i ndjekin në mënyrë aktive situatat në terren dhe do të ofrojnë mbështetje për aktivitetet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments