12.5 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
BallinaLajmeDrejtori i shkarkuar i Neurologjisë në Shkup do të paguajë gjobë prej...

Drejtori i shkarkuar i Neurologjisë në Shkup do të paguajë gjobë prej 500 deri në 1000 euro pasi ka punuar pa licencë

Drejtori i shkarkuar i Klinikës së Neurologjisë, Igor Kuzmanovski, do të paguajë një gjobë në shumë prej 500 deri në 1.000 euro, pasi ka punuar pa licencë pune të vlefshme, njoftoi Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (IShSS).Lidhur me punën e Igor Kuzmanovskit si punonjës shëndetësor pa licencë pune të vlefshme, atij do t’i lëshohet urdhër pagese për kundërvajtje sipas nenit 309, paragrafi 1, pika 1 e Ligjit për Mbrojtjen e Shëndetit, por do të pasojë edhe urdhër pagese për kundërvajtje për personin juridik dhe për personin përgjegjës në personin juridik, përkatësisht drejtorin e mëparshëm. Drejtori i mëparshëm ishte Fatmir Mexhiti, ish-ministër i Shëndetësisë.

“Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nr. 11-8171/1 të datës 07.08.2025, Prof. Dr. Igor Kuzmanovski është emëruar u.d drejtor i Klinikës për Neurologji Shkup. Bazuar në vendim, Bordi Drejtues i klinikës (BD) miratoi vendimin nr. 0402-1885/1 të datës 21.08.2025 për pezullimin e pozicionit të Prof. Dr. Igor Kuzmanovskit, neurolog specialist, udhëheqës i Departamentit të Neurologjisë Zhvillimore, me efekt nga 08.08.2025. Sipas kalendarit të aktiviteteve në sistemin e integruar të informacionit “Termini Im” për të gjithë mjekët specialistë të punësuar në IShP Qendrën Klinike për Neurologji Shkup për periudhën nga 01.01.2025 deri më 30.11.2025, konstatohet se Kuzmanovski ka kryer aktivitete shëndetësore deri më 08.08.2025. Me emërimin në u.d, nuk janë evidentuar shërbime shëndetësore të ofruara prej tij. Nga inspektimi i dosjes personale, u përcaktua leja e fundit e lëshuar nga Oda e Mjekëve (OM) e Republikës së Maqedonisë nr. 0009786 është me vlefshmëri deri më 15.03.2025. Nga ajo datë deri në ditën e emërimit në ud. drejtor,  Igor Kuzmanovski, ka kryer aktivitete shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror.Kuzmanovski u shkarkua më 10 tetor nga pozicioni i tij pasi u publikua një video në të cilën ai , përzien një substancë të bardhë pluhur në një pjatë, flet për të duke asocuar me kokainën dhe flet me një person tjetër,a, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu e shkarkoi. Ministri tha se Oda e Mjekëve e informoi se licenca e Kuzmanovskit kishte skaduar, dhe kur u pyet nga një gazetar nëse do të zgjatej apo do të lëshohej, ai tha se Oda ishte përgjegjëse për këtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments