Drejtori i parkut Nacional “Mali Sharr”, Ibrahim Deari përmes një press konference të mbajtur sot ka akuzuar komunën e Tetovës se po e shkatëron Malin Sharr duke hedhur mbejtet urbane gjithandej në pjesën e Malit Sharr edhe pse vetë eksponent të komunës së Tetovës para disa dite kanë kërkuar nga qytetarët që të mos hedhin mbeturina ndërsa të njejtën po e bëjnë vetë në saje të rekonstruimit të rrugës në Kodrën e Diellit.
Deari ka kërkuar komunës së Tetovës që sa më shpejtë të jetë e mundur të largojnë këtë deponi që e kanë shkaktuar dhe e njejta të transferohet në një vend adekuat. Deari më tej shton se rojet e parkut nacional e kanë video dokumentuar rastin dhe i njejti u është dorëzuar organeve kompetente.
Drejtori i parkut nacional Ibrahim Deari ka kërkuar nga banorët që të mos e ndjekin shembulin e komunës së Tetovës për të hedhur edhe ata mbetjet urbane gjithëandej në hapsirat publike.