Drejtori i inspektoratit shtetëror të arsimit Halit Ferati ka theksuar se personat që organizojnë protesta në Çashkë i njeh personalisht dhe se pas tyre qëndrojnë VMRO-DPMNE dhe LEVICA duke specifikuar se njëri nga organizatorët është shoferi i kryetarit të komunës.
“Edhe për kundër protestave disa ditore nga ana e palës maqedonase kundër paraleles shqipe asnjë reagim nuk ka ndodhur nga ana e opozitës për të mbështetur ministrin Shaqiri dhe për të akuzuar VMRO dhe Levicën për nxitje të urejtjes ndëretnike dhe shkeljen e së drejtës së garantuar me kushtetutë”, theksoi Ferati.
Ai në edicionin qëndror të lajmeve në Alsat ka kërkuar nga MPB të reagoj dhe të bëj punën e saj pasi njëri nga organizatorët e protestës në Çashkë është një pjesëtar i policisë.
Sipas Feratit, policia duhet të jetë shembull dhe jo nxitës i urejtjes ndëretnike dhe shkelës i ligjeve dhe kushtetutës.