Drejtori i burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski komentoi sot deklaratat e Avokatit të Popullit, Naser Zyberi, për aksionin e policisë në këtë burg, përcjell TV21. Ai i dërgoi apel Avokatit të Popullit që të kenë bashkëpunim më intensiv, sepse është thuajse në minimum.
“Po të kishim bashkëpunim më të mirë nuk do të vihej deri në incidente të këtilla. Bastisja është bërë nga MPB dhe të gjitha pyetjet tek ta duhet t’i parashtroni. Ne jemi drejtori e burgut dhe veprojmë sipas rregulloreve dhe ligjeve tona. -Nuk është i mjaftueshëm bashkëpunimi i deritashëm me Avokatin e Popullit?-Jo”, pohoi Zoran Jovanovski, drejtori i burgut Idrizovë./tv21.tv