Nuk rrezikohet.,e drejta për pension të personave të siguruar  Kjo është treguar në hetimet paraprake  para-gjyqësore të Prokurorisë Publike, e cila i referohet për të bërë mosndarjen e kontribuesve në shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve dhe pagesën e kontributeve në fondet e pensioneve private.
Athua do të ketë përgjegjësi për  skandalin që përfshin keqpërdorimin e fondeve të cilat i zbuloi ministresha Mila Carovska do të dimë kur prokuroria do të marrë raporte prej Zyrës Shtetërore të Auditimit për kontrollet e kryera në PIOM për periudhën kritike.
Akuza penale është ngritur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kjo analizë  gjeti se 12 mijë kontribues për sigurim pensional dhe invalidor si  dhe pensionistët e ardhshëm, për vite me rradhë atyre u  janë transferuar në shtyllën e dytë mjete financiare, dhe secilin prej tyre veç e veç kanë humbur rreth 400 mijëra denarë.Janë gjithsej 19 milionë euro për sigurimin pensional, të cilat nuk janë paguar gjatë dhjetë viteve të fundit.
Prokuroria publike Shkup intensivisht veproi në ankesën penale të paraqitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kundër një kryerësit të panjohur të veprës penale – shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit, i cili i referohet për të bërë  ndarjen e kontribuesve në shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve dhe pagesën e kontributeve në fondet e pensioneve private. 
Prokurori publik do të vendosë nëse është e nevojshme të ndërmarrë veprime të tjera gjatë procedurës paraprake. Nga hetimet e deritanishme, prokuroria ka konstatuar se e drejta për pension të personave të siguruar në Republikën e Maqedonisë Veriore nuk është e rrezikuar, thotë deklarata.Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, janë duke komentuar se ata do të presin hetimin e plotë nga Prokuroria, brenda së cilës është bërë një deklaratë nga Ministri Carovska. Ajo sqaroi se për të kthyer kontributet që nuk ishin transferuar në shtyllën e dytë, Qeveria në buxhet për vitin 2019 i parashikoi 19 milionë euro.Keqpërdorimi i fondeve në PIOM  ku me vjet udhëheq me këtë drejtori kuadro të  BDI ,pas akuzave të ndërsjella, ishte arsyeja për tensione në koalicionin qeveritar
