8.9 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Maj, 2025
BallinaLajmeDrejt kutive të fundit/ PS shkon në 83 mandate, PD 50, humb...

Drejt kutive të fundit/ PS shkon në 83 mandate, PD 50, humb 2 mandate në pak minuta! Mundësia ‘rrëmben’ sërish mandatin e 2-të

Deri në orën 19:55 numëruesit në të gjithë vendin kanë përfunduar 5161 kuti votimi nga 5225 ( 98.68%) që janë në të gjithë Shqipërinë.Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë marrë tjetër mandat në Vlorë duke shkuar në 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike i kanë ikur dy mandate në pak minuta, ai i Vlorës dhe një në Tiranë që ia mori partia Mundësia e Agron Shehajt.

Sa i përket partive të tjera, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments