7.8 C
Tetovo
E shtunë, 1 Mars, 2025
BallinaLajmeDrecun: Në Ohër nuk ka gjasa për arritjen e një marrëveshjes ndërmjet...

Drecun: Në Ohër nuk ka gjasa për arritjen e një marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Serbisë për Kosovë, Milovan Drecun, thekson se më 18 mars, në takimin në Ohër në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nuk do të ketë asnjë mundësi për të arritur ndonjë përparim serioz, duke shtuar se Serbia mbetet e vendosur në pozicionin se nuk mund të pranojë dhe të pajtohet “me anëtarësimin e një shteti të rremë në OKB, se ne nuk mund t’i njohim në asnjë mënyrë”, transmeton RTS.

I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, tha nga Prishtina se Asociacioni i Komunave Serbe do të formohet sipas njërit prej 15 modeleve evropiane.

Drecun vlerëson se Miroslav Lajçak nuk po sillet në atë mënyrë që mund të bëjë të mundur arritjen e ndonjë marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, veçanërisht me deklaratën “se tani nuk është koha për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe”.

“Epo, sigurisht që jo. Ky është kushti kryesor që kemi vendosur, është diskutuar edhe në takimin e kaluar në Bruksel. Së pari, zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin nga Brukseli, dhe pastaj gjithçka tjetër. Lajçak është tani praktikisht duke u përpjekur të mbrojë qëndrimin intransigjent të Kurtit dhe nga ana tjetër BE-ja po e shpërblen me liberalizim të vizave”, theksoi ai

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments