2.3 C
Tetovo
E martë, 25 Nëntor, 2025
BallinaOpinionDr. Sibela Alimovska: Dita e Alfabetit në Manastir – një organizim kaotik...

Dr. Sibela Alimovska: Dita e Alfabetit në Manastir – një organizim kaotik që dëmtoi dinjitetin e festës

Dr. Sibela Alimovska

Me këtë letër dua të shpreh shqetësimin dhe zhgënjimin tim të thellë për mënyrën se si u organizua aktiviteti me rastin e Ditës së Alfabetit shqiptar në Manastir. Aktiviteti, i cili prisja të ishte një festim dinjitoz, transparent dhe profesional, fatkeqësisht la përshtypjen e improvizimit dhe të gabimeve serioze në protokoll.
Së pari, vetë aktiviteti u njoftua dhe u realizua pa informacione bazë. Edhe ftesa zyrtare që mora u dërgua pa asnjë agjendë, pa program të përcaktuar, folës, pjesëmarrës apo përshkrim të përmbajtjes së aktivitetit. Ky qasje cenon transparencën dhe nuk më mundësoi të përgatitem dhe informohem në mënyrë të duhur.
Konferenca shkencore e organizuar më tej e thelloi këtë përshtypje. Nuk kishte program të publikuar, folës të njoftuar, tituj punimesh, as thirrje publike për dorëzimin dhe prezantimin e punimeve shkencore. Qëllimi i një aktiviteti akademik është pikërisht në hapësinë, kredibilitetin dhe strukturën e tij të qartë, diçka që, fatkeqësisht mungoi plotësisht.
Është gjithashtu thellësisht shqetësuese që nuk u përmendën dhe nuk u përfshinë individët që historikisht kanë kontribuar në zhvillimin e alfabetit shqiptar, si dhe përfaqësuesit e bashkësisë vllehe, të cilët janë pjesë e pashmangshme e kontekstit kulturor dhe historik të rajonit. Kjo lëmshmëri krijon përshtypjen e një qasjeje selektive dhe të injorimit të fakteve historike të rëndësishme.
Për më tepër, e konsideroj të papranueshme që publiku nuk u informua për ardhjen e kryeministrit Albin Kurti. Prania e një funksionari të lartë shtetëror nuk duhet të jetë surprizë për qytetarët. Qasja jo-transparente ndaj një aktiviteti të tillë është në kundërshtim me standardet demokratike dhe tregon mungesë respekti ndaj komunitetit lokal dhe institucioneve.
Gjithashtu, është e dukshme që nuk iu dha asnjë falënderim apo njohje minimale personave zyrtarë të merituar të qytetit të Manastirit, të cilët vazhdimisht kontribuojnë në zhvillimin kulturor dhe bashkëpunimin ndërkomunitar. Ky gabim është i papranueshëm dhe krijon një imazh negativ të panevojshëm.
Me këtë dua të theksoj se gabimet e tilla nuk janë në frymën e marrëdhënieve të mira, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë. Pres që Ambasada e Republikës së Shqipërisë t’i marrë parasysh këto vërejtje, të japë sqarime dhe të ndërmarrë masa që në të ardhmen aktivitetet e tilla të organizohen në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse dhe profesionale, ashtu siç u takon rëndësisë së tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments