Vendi: Stacioni i autobusëve, Mitrovicë
Data: 16.Maj 1999
Ngjarja: Luftë nga të gjitha anët
Personazhet : Burra, gra, babë e birë, fëmijë, pleq e plaka, refugjatë me “përvojë” dy vjeçare një vjeçare dhe disa mujore, UÇK, polici, ushtri serbe e paramilitarë të të gjitha llojeve, aeroplanë të NATO-s, bie shi tropik
Polici: “udari oca šiptarsku ti majku! Dali razumeš, udari ili ubiću tebe, šiptarska glava! Ovi su glup narod , majku vam, ubiću vas”, (silli babës nënën e shqiptarit! A po merr vesh, silli ose do të të vras ty, kokë shqiptare! Këta janë popull budallë, nënën …., do të ju vras) ….Çirrej polici nga Radisheva.
I biri: “s’muj, s’du! Vrajëm se nuk e bëjë, nuk e bie babës…..”
Baba: “sillëm birë pashë mua, birëm pashë të madhin Zot se po don me të mytë…. “
Kondaku i gjysëm automatikut kërciste mbi kokën e Cacit, shkelmat, grushtat , të sharat e çirrjet për ta rrahur babanë ishin thirrjet e policit nga Drenica. Thanë ishte nga Radisheva.
Ata u lodhën duke ushtruar dhunë mbi babën me të birë, u lodhën duke i rrahur, i dërmoi qëndresa e babës me të birin. Ashtu të lodhur nga rrahja që e bënë, dolën nga klasa, ndërsa ai mbet i lidhur në radiatorin e klasës. Ishte gjysëm i alivanosur kur e dëgjoi thirrjen e babës së vet duke i thënë , po pse bre birë nuk më bishe grusht e shkelëm. A po e sheh se cka të kanë bo, dojnë me të mytë djali jem. “Pashë të madhin Zot kur të thonë , sillum sa të mujsh, se gjo s’um bon! Sillum djali jem se nuk më vynë jeta pa ty”, e luste mixha Sherif të birin ……..
Shkolla e mesme teknike “Boris Kidriq” në Mitrovicë, e cila nuk ishte shumë larg nga organet dhe objektet e sigurisë , “përte urës së Ibrit” që nga data 16 maj të vitit 1999 ishte shëndërruar në burg.
Kjo datë do të mbahet mend gjithmonë kur nga dhuna e madhe e ushtruar nga policia e ushtria sërbe nga “fenkovcat, bela ruka dhe crna ruka” qindra mija qytetarë i kishin grumbulluar në stacionin e autobusëve. Aty, ata filluan ti ndajnë burrat. Shiu tropikal dhe shumë i furishëm që binte mbi asfallta kthehej përpjetë kogja naltë, deri në brez të njerit, duke krijuar një mjegull, e që lidhej si litarë me shiun që vinte nga qielli. Veç një Zot që kishte ditur. Në qiell dëgjoheshin ajroplanët e NATO-s duke sulmuar caqe sërbe. Nga Vaganica dëgjoheshin armët e UÇK-së. Populli fliste se një pizgauer me katër polic sërbë me grada të larta, ishin vrarë një ditë më heret nga UÇK-ja. Prandej dhuna që po ushtrohej, ishte një hakmarrje në popullin e pa armatosur.
16 Maj, ora një para mëngjesit. Mbizotronte qetësi morti. Ata dolën në oborr për ti përcjellur fqinjët dhe vërejtën diqka të pa zakont. Aq e errët ishte nata, sa që nuk mund të shihej bash asgjë. Të gjithë u habitën. Si është e mundur që në asnjë anë të qiellit, bashë kërkah as më e vogla dritë ylli. Ku kishin shkuar yjet. Retë e zeza dhe nata në lufë ishin një kombinim trishtues. Me zë të ulët i zoti i shtëpisë tha: “sigurisht do të ketë shi përsër.”
Ata druheshin nga shiu i luftës, sepse gjatë gjithë rrugës së “kolonës” i kishte përcjellur shiu e ishin rraskapitur nga tharja e teshave në trup. Dhjetra mijëra qytetar të Mitrovicës nën kërcnimin e armëve, dhunës e vrasjeve kishin marrë rrugën për në Shqipëri një muaj më parë, për tu kthyer sërisht në Mitrovicë, në të njejtën rruge. Kjo rrugë për shumë qenie shqiptare u kalua vetëm njëherë.
Atëher kur të kthehesh nga stacioni na trego se a ka qarkullim të autobusëve dhe për ku po shkojnë. Kështu u dakorduan fqinjët dhe u ndanë. Ai kaloi murin të cilit ia kishin hjekur disa renda bllokash, për ta bërë qarkullimin nëpër oborre pa pasur nevojë të dalin në rrugën kryesore.
Ajo pa fjetur fare, heret në mëngjes, me porosi të të gjithë burrave te rrugës, duke kaluar mure e oborre të shtëpive, i doli mrapa stacionit të autobusëve. Në anën tjetër të rrugës kishte dalur edhe doktor Avdyli dhe po vëzhgonte stacionin se a kishte ndonjë autobus.
Aty skishte asnjë autobusë, por vendin e tyre e kishin zënë qindra ushtarë e policë serbë. Ajo i njohu edhe ata që quheshin “frenkovca, bela ruka si dhe crna ruka”, paramilitarë sërbë. Ata bëheshin gati për ofenzivë.
Se në grupin e paramilitarëve kishte edhe “frenkovca, bela ruka dhe crna ruka” e patën mësuar gjatë rrugëtimit për në Shqipëri. Në fshatin Gremnik ku qëndruan për dy javë qindra mijëra Mitrovicas së bashku me refugjatët e tyre që i kishin strehuar e të ardhur shumë muaj më heret nga regjioni i Drenicës, Shalës e Llapit njohën edhe këto soje të paramilitarëve. Frenkovcat kishin kapela me rreth shumë të madhë me ngjyra e lara ushtarake , dhe kapela ishte e lidhur me nje lidhëse nën mjekërr. “Bela dhe crna ruka”, u thonin atyre paramilitarëve që mbanin dorëza të bardha dhe të zeza, siç i interpretonte populli ishin gjithashtu shumë të rrezikshëm.
Ajo duke e vëzhguar terenin dhe stacionin e autobusëve, konstatoi se sot do të ketë ofenzivë të ushtrisë e paramilitarëve sërbë.
Me shpejtësi të madhe u kthye, duke kaluar nga oborri në oborr, duke kaluar muret dhe dyert e oborreve të qelura nga qytetarët vetëm për rrethana lufte. Në shtëpi gjet burrat që e pritnin një lajm. Sot do të ketë ofenzivë. Oborri i stacionit të autobusëve është përplotë ushtarë e polic, paramilitarë, frenkovca. Kishte edhe asi me dorëza të zeza dhe dorëza të bardha. Do të jetë ditë e rëndë. Ayre u ndriti fytyra bilur. Pikë gjaku nuk kishin në fytyrë.
U ngritën për ti përcjellur fqinjët. Në ballkon u dëgjuan thirrjet me dale jashtë. Plumbi i snajperës ra bi kokat e tyre.
Nuk vonoi shumë dhe u dëgjuan bërtimë: “izađite, izađite, hajde napolje, napolje… gde vam je UÇK. Hajde u autobusku stanicu, pratimo vam za Albaniju….. za Albaniju, Albanija…..” (“dilni, dilni jashtë, jashtë,…. Ku e keni UÇK-në. Shkoni në stacion të autobusëve, po ju përcjellim për në Shqipëri….Shqipëri”).
Nga përvoja e ofenzivave të mëhershme ata e dinin se çka do të thotë rruga për Shqipëri.
Pasi dolën në rrugën kryesore, një pizgauer me policë e morrën mixhën Sherif, me të birin e nipin, morrën edhe fqinjët e tyre që i kishin bërë tash dy vjet duke jetuar në të njejtën lagje si refugjat. Morrën kë gjetën aty. Duke i ngarkuar në pizgauer duke u dhënë grushta e shkelma, në prani të fëmijëve të grave të tyre. Në prani të nënave. Ftyra të mllefosura shqiptarësh, të shara ndër dhëmbë, ndonjë lëvizje simbolike në shenjë proteste. Krenari burri! Përmes syve lanë porosi. Kujdes djalin e nënën tha nipi. Ai është i vogël e frikësohet, nëna është shumë e sëmurë e plakë.
Deri sa arritën në stacion të autobusëve , turma e njerëzve rritej, ishin qindra mija. Për ta frikësuar popullatën ata vranë një kali që mbante kerrin e vet por pa njerëz. Lum njerëzish, u mblodhën në stacion të autobusëve, nën drithërima e vajtime pa zë, frikë . Kjo frikë ishte ndryshe nga frika e ofanzivat tjera.
Si e çoj i lumi Zot gjithë atë shi. Sigjim. Ishte kogja një privilegj me qenë nën strehë të stacionit ose peronave të autobusëve.
Aksioni filloi. Policë e paramilitarë nëpër turmë merrnin burra e djem. Të gjithë i rreshtonin për parmakëve që e rrethonin stacionin. Rreshti ishte i gjatë deri tek dyert e hyrjes së stacionit, dhe gjërësia e tij shtohej aq sa merrnin burra nga turme.
Më kujtohet, një grua po ecte drejt turmës për të ja dhënë të birit qadrën. Ju vërsylën bishat veç sa nuk e vranë. I biri e thërriste “mami kthehu ku po shkon”. Zemër nëne, një të vravë në demostrata të 1989, tjetri në reshte mbështetur për parmakë.
Një burrë kogja në moshë me një fytyrë të thatë e të gjatë, e njihja ishte nga lagjja Bair, ia lëshoi një duq marka në dorë një paramilitari. “U redu, ti nisi UÇK” ( në rregull, ti nuk je UÇK) tha polici dhe e la. Aq sa u gëzuan po aq e dinin që rreziku nuk kishte kaluar. Të uritur edhe për market e shqiptarëve një grup tjetër iu kthye përsëri burrit me ftyrë të thatë e të gjatë për të ja marrë djalin. Ai nuk kishte më marka, ata ia morrën të birin.
Sela, një grua e vjetër nga Klina, , refugjate për rreth dy vite në Mitrovicë, përseri gjendet në ofenzivë . Ku me e ditë për të satën herë e pëjetonin edhe një ofenzivë. Ajo e hoqi peshqirin ngjyrë kaftë që e mbante në kokë dhe ja qiti të birit, ja lidhi nën mjekërr. Ato ishin kallabllak gra e fëmijë dhe e kishin hasret burrin që kishte rreth të dyzetave. E ëma i tha ulu, ulu se ndoshta me peshqir nuk e dine që je burrë, ishalla Zoti ua mshelë sytë. Krenari burri me shall grashë në kokë. Mendoja: po pse a nuk është shpirti i ëmbël si për gra ashtu edhe për burra.
Sa shumë lutej që një bombë e NATO-s të binte në stacion. Vija ndarëse në mes jetës dhe vdekjes është shumë e hollë, gati nuk ekziston. Nuk të len përshtypje se a do të jetosh apo të vdesësh. Dhuna psiqike po të bënte të ftohët si kufomë. Shiu tropical ti shtonte këto ndjesi. Dita ishte njëmij vjet. Në anën tjetër vetëtima, murmurima, shkreptëtima së bashku me shiun e shtonin mendimin se përtej vrasjes skan qka bëjnë.
Gjuajtje sporadike vinin edhe nga Vaganica. Thuhej se UÇK-ja po gjuhet me polic sërbë. Kanë informatë se populli është në stacion dhe nuk po i lënë rahat ushtrinë e policinë sërbe për tua tërhjekë vëmendjen edhe andej nga Vaganica. Kështu rriteshin gjasat me u shpërnda forca ushtarake sërbe dhe me u zvoglu presioni në stacion të autobusëve.
Numri i burrave e djemëve të mbështetur për parmak të stacionit, nën shiun e madhë që po binte, u bë qindra mija.
Ngadal në stacion filluan të hynin kamionë. Ata nën urdhëra të polcisë e paramilitarëve u rreshtua dhe secili kamion që mbushej me njerëz të gjallë, nisej e dilte jashtë stacionit. Kështu 7-8 kamion të mëdhenj të mbushur me burra shkuan në drejtim të pa njohur, ndërsa gra, e fëmije mbetën nën streh të stacionit dhe peronave. Tani më kishte vend të mjaftueshëm për të qenë nën streh.
Kur ora u bë 7 e mbrëmjes u dha urdhëri: jeni të lire, shkoni nëpër shtëpi!
Turma e grave, fëmijëve, rrallë ndonjë djalë ose burrë që kishte shpëtuar pa u marrë, shpërthyen në ovacione e duartrokitje. Kurrë nuk e kam kuptuar këtë shpërthim. Nuk di si shpjegohet.
Burgu i Mitrovicës kishte qenë i vogël për aq shumë të burgosur. As burgu i Smrekonicës nuk i kishte zënë. Shkolla teknike “Boris Kidriq” në Mitrovicë, e cila ndodhej afër organeve dhe objekteve tjera të sigurisë ishte shëndërruar në burg. Radhën për të ushtruar dhunë e kishte polici nga Radisheva me shokë, i cili i njihete fqinjët e tij. “udari oca šiptarsku ti majku” ( “rrehe babën nënën shqiptare”) , çirrej ai.
Polici i dinte modelet dhe format e dhunës që nga kohët e lashta dhe i kishte ardhë moment për ta ushtur dhunën përsëri dhe për ku kënaqur me dhunë.
Mitrovicë, 18 Maj 2019