-4.8 C
Tetovo
E mërkurë, 19 Shkurt, 2025
BallinaLajmeDPHM: Më ftohtë në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë,-2 gradë Celsius.

DPHM: Më ftohtë në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë,-2 gradë Celsius.

Mëngjeset më të ftohta sot janë në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë, me -2 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli, me 5 gradë, njofton DPHM.

Në Kriva Pallankë, Krushevë dhe Llazaropole është matur -1 gradë, 0 në Vinicë, 1 në Berovë, 2 gradë në Tetovë, Ohër, Pretor, Shkup-Zajçev Rid, Kavadar dhe Prilep, 3 në Shkup-Petrovec, Manastir, Veles dhe Shtip dhe 4 gradë në Strumicë dhe Demir Kapi.

Trashësia e mbulesës së borës në orën 07:00 është 31 centimetra në Kodër të Diellit dhe 9 në Mavrovë.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe mot me diell.

Paradite në disa lugina do të ketë kushte me mjegull. Nga fundi i ditës do të ketë dukuri lokale të reshjeve të herëpashershme të shiut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments