Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” duke vepruar sipas kërkesës së prokurorit publik nga Prokuroria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e dërgoi Marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D.
Më herët kjo ndërmarrje publike në Prokurorinë Publike ka dërguar edhe numrat e shpalljeve të furnizimeve publike lidhur me korridoret 8 dhe 10D.
“Marrëveshja si dhe përmbajtja e dokumentacionit elektroni nga Sistemi elektronik për Furnizime Publik lidhur me të gjitha prokurimet publike ku objekt i kontratës janë korridoret 8 dhe 10-D, në periudhën në vijim do të analizohen me qëllim që të përcaktohet nëse ka kryerje të veprës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ata shtojnë se duke marrë parasysh se bëhet fjalë për dokumentacion të gjerë, prokurorit publik dhe ekipit hetues do t’i duhet kohë.