5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDorëzohet në Kuvend me flamur evropian, propozim-ligji për pastrimin e parave dhe...

Dorëzohet në Kuvend me flamur evropian, propozim-ligji për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit

Qeveria e vendosi para deputetëve nevojën për të sjellë ndryshimet në Ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit edhe atë me flamur evropian. Ndryshimet duhet t’i zbatojë Ministria e Financave ndërsa sipas Qeverisë, ky ligj do të nënkuptojë harmonizimin e legjislacionit nacional me rregulloren evropiane, si kusht i rëndësishëm për aderimin e vendit në zonën e pagesave të vetme në euro – SEPA kurse do të adresohen edhe mangësitë në ligjin aktual që i vërtetoi edhe komiteti “MoneyVal” pranë Këshillit të Evropës. Ndryshimet në praktikë duhet të nënkuptojnë kontroll shtesë në transaksionet bankare.

“Vlerësimi mbi kombëtar i rrezikut” është vlerësim i rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit që e zbaton Komisioni Evropian”, thuhet në Propozim për ndryshime në Ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Kjo do të thotë gjithashtu se subjektet financiare, bankat dhe filialet do të duhet të zbatojnë program reduktim efikas të rrezikut për pastrimin e parave dhe financimit të terrorizmit kurse si pjesë e programit janë renditur edhe këto pika:

“Procedurë dhe plan për kryerjen e kontrollit të brendshëm të zbatimit të masave dhe veprimeve për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit të përshtatshme me madhësinë dhe llojin e subjektit”, thuhet tutje në Propozim për ndryshime në Ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Kontrollet përfshijnë dispozita, sipas të cilave bankat, nëse marrin të dhëna jo të plota ose aspak nuk marrin të dhëna personale nga klientët që duan të kryejnë pagesë, do të duhet të ndërpresin bashkëpunimin me klientin, të njoftojnë Bankën Popullore dhe të përcaktojnë nëse tregon dyshime për pastrim parash ose financim të terrorizmit, për të cilin do të paraqesin raport në Drejtorinë financiare.

Për të gjitha parregullsitë e konstatuara bankat duhet të njoftojnë organet mbikëqyrëse pranë Ministrisë së Financave dhe nëse nuk e bëjnë, parashikohen gjoba. Pas konstatimit të situatës, personat që kryejnë mbikëqyrjen janë të obliguar që për të gjitha parregullsitë e konstatuara ta informojnë Prokurorinë Publike./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments