12.4 C
Tetovo
E diel, 1 Qershor, 2025
BallinaLajmeDorëhiqet edhe Shpresa Selimi nga posti zëvendësdrejtorit në Byronë për zhvillime të...

Dorëhiqet edhe Shpresa Selimi nga posti zëvendësdrejtorit në Byronë për zhvillime të arsimit, krenare që nuk zgjodha nënshtrimin

Kanë vazhduar dorëheqjet e funksionerëve të emëruar nga Aleanca për Shqiptarët. Në vazhdën e dorëheqjeve sot nga detyra u largua zëve zëvendësdrejtoresha e Byrosë për zhvillime të arsimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shpresa Selimi, shkruan Top24

Selimi në postimin e saj shkruan se “Ndihem krenare qe nuk zgjodha nenshtrimin dhe turpin por dinjitetin dhe qendrimin drejte”.

Të nderuar/a,

Sot përfundoi detyra ime si zëvendësdrejtoreshë në Byronë për zhvillime të arsimit.

Kjo detyrë ka qenë me shumë përgjegjësi të lartë dhe sfida të shumta, por edhe me një përvojë të vlefshme profesionale.

Jam thellësisht krenare që këtë periudhë e përmbyll me ndërgjegje të qetë, pa u luhatur asnjëherë nga vlerat dhe parimet që më udhëhoqën në këtë rrugëtim.

Shpesh e kam shprehur bindjen time si funksionare në partinë tonë, por tani po e them publikisht që kjo qeveri arriti ndikimin politik të depërtojë thellë, edhe në sistemin arsimor me ndërhyrje të njëanëshme, që synojnë formësimin e mendësisë së brezave të rinj, sipas narrativave të caktuara dhe jo sipas së vërtetës apo pasqyrimit të realitetit shoqëror dhe historik.

Prandaj, sot më shumë se kurrë jam ndjerë krenare që nuk vazhdova me NËNSHTRIMIN dhe TURPIN, por zgjodha dinjitetin dhe qëndrimin e drejtë.

Një falënderim të veçantë dua t’ia drejtoj liderit tonë, Dr.Arben Arben Taravari për besimin, mbështetjen dhe mbi të gjitha, për modelin që ka vendosur: një politikë që nuk negociohet me parimet dhe një politikë që përjashton dhe nënvlerëson.

Tetori është shumë afër!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments