Kryeministri Edi Rama shprehu mbështetjen e Shqipërisë për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi pas dorëheqjes nga posti i presidentit. Përmes një postimi në Facebook zoti Rama shpreh bindjen se nga ky procese e vetmja gjë që do të vërtetohet do të jetë pastërtia e UÇK. “Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj” shkruan kryeministri shqiptar Edi Rama.
Mesditën e 5 Nëntorit, Presidenti Thaçi dha dorëheqjen, pasi Gjykata Speciale në Hagë, ka provuar akt-akuzat ndaj tij.