Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, sot ka komentuar dorheqjen e kryetarës së Këshillit Gjyqësor, Vesna Damevës. Mickoski konsideron se dorëheqja e Damevës, nuk është as fillimi e as fundi i fillimit të reformave dhe “pastrimit” në organet e drejtësisë që ai e paralajmëroi. Ai pret që ballafaqimi me krimin dhe korrupsionin të jetë në fokus të prokurorëve.
HRISTIJAN MICKSOKI,KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Pres që ata të kenë pak më shumë fokus për t’u marrë me krimin dhe korrupsionin, por kjo vlen mbi të gjitha për prokurorët që në mes të një aksioni kur duhet të firmosin një urdhër kërkimi ose arresti, po e përsëris, ata kanë dhimbje koke, temperaturë të ngritur, ngërçe në stomak dhe diarre”.
Lidhur me besim që kanë qytetarët me organet e drjtësisë, Mickoski thotë se Gjyqësori dhe prokuroria në këtë aspket kanë dështuar, ndërsa për këto ai ka një apel.
HRISTIJAN MICKSOKI,KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Unë thjesht bëra shumë apele, që edhe prokurorët dhe gjykatësit që të bëjnë punën e tyre, të mos jenë partnerë me kriminelët qofshin ata politikë apo kriminelë të vërtetë nga rruga, por të luftojnë krimin dhe korrupsionin dhe në fund pres që ata të bëjnë punën e tyre dhe të fitojnë rroga që u japin qytetarët e Maqedonisë, e cila nuk është e ulët”.
I pari i qeverisë vlerëson se procesi duhet të jetë dinamik dhe duhet të jetë rregull edhe në të ardhmen, që kushdo që nuk e arsyeton besimin e qytetarëve të largohet nga postet.