Lexo dhe vendosu në pozitën e të burgosurit!
“Dora e Artë” ka kontaktuar me disa vëllezër të burgosur në Idrizovë me ç’rast jemi njoftuar për gjendjen e vështirë të tyre, sakaq jemi ndjerë të obliguar moralisht që t’iu premtojmë se do ua zgjasim dorën e mëshirës në këtë muaj të bekuar. Në mesin e të burgosurve që po e ndjejnë më së shumti varfërinë, dhe që me shumë vështirësi arrijnë të shtrojnë sofrën e iftarit dhe syfyrit janë disa vëllezër tanë nga Kosova. Atyre nuk ka kush iu sjell gjërat e nevojshme nga Kosova, pasi siç e dijmë kufijtë janë të mbyllur thuajse 2 muaj.
Pra edhe ata janë njerëz si ne që agjërojnë, dhe a thua vallë duhet lejuar që të vuajnë për kafshatën e bukës në ndërkohë që ne kemi sofrat plot?! ?
Me izën e Zotit ne për ti ndihmuar atyre po, por bëhu TI sebepi dhe DORA E ARTË që t’iu shtrojmë sofrat ashtu siç i shtrojmë për vete.
Sot dhe nesër mbledhim mjetet, të hënën përgatisim pakot ushqimore, ndërsa të martën urojmë ti buzëqeshim vëllezërit tanë.
Për çfarëdolloj kontributi na kontaktoni në numrat 070-773-427 dhe 072-779-454