9.6 C
Tetovo
E diel, 9 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaDonald Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje për programin bërthamor ose e zgjidhim ushtarakisht

Donald Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje për programin bërthamor ose e zgjidhim ushtarakisht

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi përsëri Teheranin se do të përballet me përgjigje ushtarake, nëse nuk pranon arritjen e një marrëveshjeje për programin bërthamor.

Në një intervistë me Fox Business presidenti Trump tha se ka dy mënyra për të trajtuar Iranin.

“Ushtarakisht, ose duke bërë një marrëveshje për ta parandaluar Teheranin nga sigurimi i armëve bërthamore. U kam shkruar një letër atyre, ku thashë, ‘shpresoj që do të negocioni sepse, nëse duhet të veprojmë ushtarakisht, do të jetë e tmerrshme’. Po të isha në vendin e tyre, do të bisedoja për një marrëveshje. Nuk jam i sigurt se të gjithë pajtohen me mua, por ne mund ta arrijmë një marrëveshje që do të ishte po aq e mirë sa një fitore ushtarake. Por, koha po afron. Diçka do të ndodhë në një mënyrë ose tjetrën”, tha Trump.

Ndërkohë udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, gjatë një fjalimi pa përmendur drejtpërdrejt Trumpin apo Shtetet e Bashkuara tha se bisedimet e tyre nuk synojnë zgjidhjen e problemeve.

“Këmbëngulja e disa qeverive ngacmuese për bisedime nuk ka qëllim zgjidhjen e çështjeve… Bisedimet për ta janë një rrugë për të paraqitur kërkesa të reja; nuk kanë të bëjnë vetëm me çështjen bërthamore të Iranit… Irani nuk do t’i përmbushë pritshmëritë e tyre”, tha Khamenei.

Gjatë mandatit të tij të parë Donald Trumpi tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore dhe rivendosi sanksionet.

Trump argumentoi se kushtet e asaj marrëveshje nuk ishin mjaftueshëm të forta për ta detyruar Iranin të largohej nga armët bërthamore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments