Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar disa komente të forta gjatë një konference me gazetarët, ku ka folur si për Bashkimin Evropian, ashtu edhe për Ukrainën.
Lidhur me të parët, Trump komentoi se vetë BE-ja “u krijua për të shkatërruar SHBA-të, ky është qëllimi”.
Madje, sipas tij, vetë Unioni ka bërë një punë të mirë në këtë aspekt. Por, tashmë është ai president, duke lënë një retorikë gjysmake dhe të vetëkuptuar se çfarë mund të ndodhë.
Menjëherë më pas, Trump u ndal te tarifat me BE-në për makinat dhe “gjithçka tjetër”, ku tha se do të ketë në ditët në vijim një njoftim mbi vendimin nëse do të vendosen tarifa 25% apo jo.
“Kemi marrë një vendim dhe do ta shpallim shumë shpejt. Do të jetë 25 për qind”, tha presidenti amerikan gjatë takimit, ndërsa shtoi se “blloku evropian u formua për të prishur Shtetet e Bashkuara”.Trump tha se taksat do të aplikoheshin për të gjithë dhe për gjithçka, megjithëse ai përmendi në mënyrë specifike se ato do të goditnin importet e makinave.
Kur u pyet për mundësinë që evropianët të përgjigjen ndaj këtyre tarifave, Donald Trump tha se “ata nuk mund të bëjnë asgjë. Ata do të përpiqen, por nuk munden.
Kthimi nuk do të jetë i suksesshëm sepse edhe ne do të jemi indiferentë dhe nuk do të blejmë asgjë. Nëse kjo ndodh, ne do të fitojmë”.
“Financial Times” shkruan se vlera e euros ra pak pas komenteve të Trump, duke u tregtuar 0.2 për qind më ulët ndaj dollarit.
Nga ana tjetër, ndërkaq, lidhur me çështjen e Ukrainës, komenti i Trump ishte i prerë: Ta harrojnë aderimin në NATO.
Ai po ashtu nuk ngurroi të theksonte se po kërkonte të arrinte një marrëveshje me Rusinë përpara se të fliste për lehtësimin e sanksioneve ndaj Moskës.