Kryesia Qendrore e Partisë së Gjelbër DOM në seancën e sotme ka marrë vendim se nuk do të mbështesë të ashtuquajturën Propozimi francez për fillimin e negociatave me BE-në.
DOM mbetet konsistente me qëndrimin se çështjet dypalëshe, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me identitetin, temat historike dhe arsimore nuk duhet të jenë pjesë e procesit të negociatave.
Gjithashtu, DOM mbetet e përkushtuar për arritjen e qëllimit strategjik – anëtarësimin në BE në përputhje me vlerat evropiane dhe të gjelbra.
Kryesia Qendrore konstatoi se në periudhën e kaluar Partia e Gjelbër ka pasur një qasje të përgjegjshme dhe konstruktive e cila duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
DOM është veçanërisht e shqetësuar për polarizimin e thellë në shoqërinë maqedonase dhe do të punojë në mënyrë aktive për ta tejkaluar atë.zhurnal.mk