DOM nuk do të del nga koalicioni me LSDM-në. Liderja e kësaj partie, njëherit dhe deputetja Maja Moraçanin vendimin për ngelje në koalicion e arsyeton me prioritetet programore të cilat i kanë për realizim. Sipas saj, nuk u janë me rëndësi funksionet të cilat i marin si pjesë e pushtetit.
“RDM as kur janë zhvilluar negociata me Alternativën, e as tani me Aleancën për Shqiptarët nuk ka kushtëzuar me numër të funksioneve. Këtë e dëshmon fakti që nga viti 2020 pas zgjedhjeve parlamentare, RDM mer pjesë në Qeveri me një zv.ministreshë dhe nuk ka asnjë ndryshim sa i përket funksioneve të RDM-së. Për ne me rëndësi thelbësore është realizimi i prioriteteve programore, e jo cila parti sa vende ministrore, zv.ministrore apo drejtorë ka fituar”, thotë Moraçanin për Makfakx.
Ajo shton se po zhvillohen debate në organet e partisë.
“Ne jemi konsistentë në qëndrimin tonë në vitin 2021: fokusi i punës së qeverisë së re duhet të jetë në vend, për zbatimin e reformave dhe sigurimit një jetë më kualitative për qytetarët e maqedonisë. Gjithsesi, antëarësimi i Maqedonisë në BE është qëllim i yni strategjik, për të cilën, për dallim nga disa faktorë tjerë shoqërirë të cilët në mënyrë populiste gënjejnë qytetarët, ne veprojmë me përkushtim dhe argumente që vendi ynë dhe i gjithë rajoni i Ballkanit perëndimor të bëhen pjesë e familjes evropiane” shton ajo.