20.2 C
Tetovo
E shtunë, 3 Maj, 2025
BallinaOpinionDoli nga shtypi libri: “KUR SHKATËRRIMI VËRSULEJ MBI MJERIMIN”(NËNTOR 1944 – DHJETOR...

Doli nga shtypi libri: “KUR SHKATËRRIMI VËRSULEJ MBI MJERIMIN”(NËNTOR 1944 – DHJETOR 1953) Autori Dilaver Goxhaj

Një rrëfim i plotë i një lufte mbrojtëse dhe e përgjakshme
10-vjeçare, kundër intervencionit të huaj imperialisto-
kapitalist. Reagim ndaj librit: “Dosja Amerikane për
Shqipërinë Komuniste”, 2024.
Libri “KUR SHKATËRRIMI VËRSULEJ MBI MJERIMIN”
mbështetet në një material të gjerë arkivash (të
dokumentuar), i cili tregon konspirancionin e reaksionit
ndërkombëtar kundër Shqipërisë mjerane, për gati 10 vjet
dhe pandërprerje, duke u përdorur emigracioni
kolaboracionisht shqiptar në Evropë, SHBA, Lindje e Mesme,
Jugosllavi e Greqi, duke dërguar rreth 12.000 banda
kriminele (me 2,3,4 deri 5 antëtarë secila), të infiltruara nga
ajri, toka dhe deti, në bashkveprim me grupe e kriminele të
luftës të arratisura brenda vendit nëpër male, (mbi 2.000
vetë). Qëllimi I atij intervencioni ishte për të nxitur një luftë
civile, që të përdorej si shkak për ndërhyrje ushtarake nga
shtetet e huaj, nën maskimin “e shpëtimit të Shqipërisë nga
komunizmi”, por për të rrëzuar Qeverinë e Shqipërisë të dalë
nga Kongresi i Përmetit, 24 Maj 1944.
E gjithë veprimtaria e atij plani sekret, i kryesuar nga MI6-ta
Britanike dhe CIA, është deklasifikuar dhe e pasqyruar në
katër libra voluminozë, botuar jashtë Shqipërisë, por
përkthyer dhe publikuar edhe në gjuhën shqip:

  1. “Dosja sekrete e UDB-së – Emigrasioni shqiptar 1944-
    1953”, Beograd 1953, Prishtinë 2004.
  2. “Operacioni Shqiptar i CIA-s dhe MI6-ës, 1949-1953” –
    Nikolas Bethell, Londër 1983, Prishtinë 2023

2 maj 2025

  1. “Operacione sekrete – Shqipëria nën Luftën e Ftohtë” –
    Irakli Koçollari, Tiran, 2022, parathënien e të cilit e ka bërë
    Dr.Stephen Long, – i njohur me pseudonimin MAJKU – njeriu
    kryesor i CIA-s, që kishte drejtuar operacionet agjenturore në
    terren të atij intervecioni 10-vjeçar ndërkombëtar, në drejtim
    të tokës shqiptare, i cili shkruan:“Në mesin e vitit 1949,
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizuan dhe ndërmorrën
    një operacion “top-sekret” në bashkëpunim të ngushtë me
    Shërbimin Inteligjent Britanik, me qëllim që të përmbysnin
    qeverinë shqiptare, në krye të së cilës ishte Enver Hoxha.
    Pas disa muaj planifikimesh dhe shqyrtimi, në një kohë mjaft
    të ndezur të Luftës së Ftohtë, Uashingtoni dhe Londra ranë
    dakort që të bashkërendisin veprimtarinë e shërbimeve
    sekrete dhe të organizonin operacionet paramilitare kundër
    regjimit komunist në Shqipëri.”
  2. “Dosja Amerikane për Shqipërinë Komuniste” – Bejtullah
    Destani, Prishtinë 2023, mbështetur në deklaratat e ish-
    diversantëve të rikthyer në Perëndim.
    Këta libra bazohen në Arkivat Sekrete amerikane, britanike,
    greke, italiane, jugosllave e shqiptare, “Fondi i Dosjevepër
    agjentët e kapur gjatë viteve 1949-1952”, si dhe në
    memoriale të personave pjesmarrës në atë luftë heroike 10-
    vjeçare, si dhe të ish-kolaboracionistëve diversantë, ku 400
    prej tyre janë dekoruar nga ish-presidenti Bujar Nishani, si
    dhe në botime të historianëve të ndryshëm shqiptarë e të
    huaj.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments