25.2 C
Tetovo
E martë, 17 Qershor, 2025
BallinaLajmeDolën nga LSDM propozimet për ministra të rinj në qeverinë e Kovaçevskit

Dolën nga LSDM propozimet për ministra të rinj në qeverinë e Kovaçevskit

A do të bëhen pjesë e qeverisë së re dy deputetë aktualë dhe një ish? Bëhet fjalë për deputetet aktuale Slavjanka Petrovska si dhe Bisera Kostadinovska Stojçevska e cila ishte pjesë e skandalit me votimin në Kuvendin e deputetëve me skafandra pozitive për Covid 19.

Ndër ministrat e rinj do të jetë edhe ish-deputetja Sllavica Grkovska si dhe drejtoresha aktuale e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Jovana Trencevska.

Sipas burimeve të LSDM, në mesin e ministrave të rinj do të jetë edhe profesori i Fakultetit Juridik, Justiniani I, i cili do të marrë ministrinë e Mariçiqit, Nikola Tupancevski.

Bojan Mariçiq do të largohet nga Ministria e Drejtësisë dhe do të jetë zëvendëskryeministër i ri për Integrime Evropiane, ndërsa ministër i ri i Drejtësisë do të jetë profesori Tupancevski.

Sipas burimeve të LSDM Petrovska duhet ta marrë Ministrinë e Mbrojtjes nga Radmilla Shekerinska, Jovana Trencevska do të jetë ministre e re e Punës dhe Çështjeve Sociale në vend të Jagoda Shahpaskës. Grkovska do të jetë zëvendëskryeministri i ri për luftimin e korrupsionit, ndërsa ish-sekretari i përgjithshëm Ljupço Nikolovski po kthehet në Ministrinë e Bujqësisë.

Bisera Kostadinovska do të jetë ministre e re e Kulturës. Spasovski, Boçvarski dhe Bytyqi mbeten në pozitat aktuale, përkatësisht ministrore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments