Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga seanca e tensionuar ku demokratët dogjën karriget e tyre, Kuvendi i Shqipërisë iu ka mbajtur një pjesë të pagës 4 ligjvënësve demokratë.Bëhet fjalë për Gazment Bardhin, Flamur Nokën, Bledjon Nallbatin dhe Elda Hotin.
Katër deputetët kanë refuzuar që të paguajnë vullnetarisht dëmin e shkaktuar dhe Kuvendi është detyruar që t’ia mbajë nga pafat e muajve nëntor dhe dhjetor 2024.
Sipas faturës që ka publikuar vetë Kuvendi, dëmi i shkaktuar shkon në shumën 764 mijë lekë të reja.
Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit i janë mbajtur 209 mijë lekë. Flamur Nokës dhe Bledion Nallbatit nga 187 mijë lekë. Fatura për Elda Hotin ishte 180 mijë lekë.
Në dokumentin e firmosur nga sekretari i Parlamentit, Genci Gjonçaj thuhet se Bardhi ka dëmtuar stemën e parlamentit, karriget e ka djegur tapetin, ndërsa të tjerët kanë djegur karriget dhe tapetin.

