16.5 C
Tetovo
E shtunë, 29 Qershor, 2024
BallinaLajme(Dokument) Taravari i pari nga ministrat që nuk respekton gjuhën shqipe

(Dokument) Taravari i pari nga ministrat që nuk respekton gjuhën shqipe

Edhe pse tash e një kohë gjuha shqipe në RMV është zyrtare dhe flitet e shkruhet edhe në dokumente zyrtare, një gjë të tillë nuk po e bën ministri i ri shqiptar i shëndetësisë që vjen nga VLEN.

Është pikërisht njëri nga krerët e VLEN, Arben Taravari që nga pozita e ministrit nuk e respekton ligjin e gjuhëve dhe dokumentet e nënshkruara nga Taravari lëshohen vetëm në gjuhën maqedonase.

Ishin pikërisht krerët e VLEN-it që në fushatë të zgjedhjeve parlamentare, flisnin për gjuhën shqipe, por e harruan atë me të ardhur në pozitat e dëshiruara dhe ofruara nga VMRO-ja.

Se Taravari nuk e respekton shqipen flasin dokumentet e lëshuara nga ky dikaster. Që nga dita e parë ai ka filluar me shkarkimin e drejtorëve shqiptar që janë në klinika por mendojnë ndryshe.

E vendimet për shkarkime Taravari i ka lëshuar vetëm në gjuhën maqedonase. Veҫ kësaj edhe shërbimi për informim në ministri ka filluar njoftimet ti dërgojë vetëm në gjuhën maqedonase, jo siҫ ishte praktikë deri më tani, shqip dhe maqedonisht.

https://top24.mk/dokument-taravari-i-pari-nga-ministrant-qe-nuk-respekton-gjuhen-shqipe

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments