10.2 C
Tetovo
E martë, 1 Tetor, 2024
BallinaLajmeDogana e Maqedonisë sekuestroi një minibus me targa të Shqipërisë, kishte pjesë...

Dogana e Maqedonisë sekuestroi një minibus me targa të Shqipërisë, kishte pjesë të posaçme për fshehje të mallit

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar një minibus me targa të Shqipërisë pasi në pikën kufitare “Tabanoc” gjatë kontrollit është gjetur një pjesë e projektuar posaçërisht për fshehjen e mallrave, shkruan TV21. Nga Doganat thonë se minibusi bënte transport të jashtëligjshëm të pasagjerëve në linjën Tiranë – Bruksel.“Rasti është zbuluar në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanovcë nga inspektorët doganor të ekipit mobil të Departamentit për kontroll dhe hetime, të cilët kanë kryer kontrollin e minibusit. Pas kallëzimit në gjykatën kompetente, e njëjta ka marrë vendim për konfiskimin e automjetit, ndërsa shoferit të mjetit i është shqiptuar gjobë për shkak të shkeljes së nenit 263 paragrafi 7 dhe nenit 269 paragrafit 2 nga Ligji për Dogana”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments