Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të SNSD-së dhe konferencës për shtyp në të cilën ai ofendoi brutalisht amerikanët, kryetari i kësaj partie Milorad Dodik, ndaj të cilit qeveria amerikane vendosi sot sanksione të reja, ka shkuar në një nga restorantet e Banja Lukës me shoqërinë nga partia
Fotot e shoqërisë së gëzuar u publikuan në llogarinë zyrtare në Twitter të SNSD-së, si dhe një video e shkurtër në të cilën dëgjohet Dodik duke kënduar me një ekip të bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.
Bashkë me fotot nga festa e sonte është publikuar edhe ky mesazh: “Përshëndetje, çfarë po mban ende një serb gjallë nga gjithë e keqja – kënga dhe falemenderit asaj (“Haj, što Srbin još se drži Kraj svih zala, – Pesma ga je održala, Njojzi hvala!”nga.Jovan Jovanoviq Zmaj.
Наша пјесма јача од свих злих намјера! pic.twitter.com/DlAg4gk5Ws
— СНСД (@SNSDDodik) January 5, 2022