Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, ka pranuar se pala izraelite i sinjalizoi atij se prania e tij në konferencën për antisemitizmin përbënte një problem diplomatik.
Të mërkurën, me kërkesën e tij, Dodik ka dhënë një intervistë për një medium në Jerusalem, ku ka mbërritur me qëllim, siç tha ai, të paralajmërojë për rritjen e antisemitizmit dhe të nxjerrë në pah “lidhjen historike midis popullit serb dhe hebre”.
Megjithatë, vetëm një ditë më vonë, vëmendja u largua nga ajo temë – Gjykata në Sarajevë lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për të me akuzën për cenim të rendit kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës dhe mosrespektim të vendimeve të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR).Ndërkohë, Dodik u largua papritur nga një konferencë për antisemitizmin, duke qëndruar atje vetëm për një orë.“Erdha në Izrael për të folur kundër antisemitizmit dhe në vend të kësaj e pashë veten duke qenë një mysafir i padëshiruar”, tha ai në një intervistë me The Jerusalem Post, përcjell Telegrafi.
Duke folur për pozicionin e tij politik, Dodik përsëriti pretendimet për “imponimin e vlerave liberale perëndimore” në Ballkan dhe akuzoi SHBA-në dhe BE-në, siç tha ai, për politika ndërhyrëse.
“Ata u përpoqën për 30 vjet që t’i zgjidhnin gjërat sipas mënyrës së tyre dhe dështuan. Është koha që ne – serbët – të vendosim për të ardhmen tonë”, citohet të ketë thënë ai.
Dodik, i cili njihet për lidhjet e tij të ngushta me Vladimir Putinin, ka kritikuar gjithashtu sanksionet perëndimore kundër tij. /Telegraf