12.6 C
Tetovo
E shtunë, 15 Mars, 2025
BallinaLajmeDodik miraton ndarjen nga Bosnja/ Ndryshon Kushtetutën: Republika SËRPSKA, shtet më vete

Dodik miraton ndarjen nga Bosnja/ Ndryshon Kushtetutën: Republika SËRPSKA, shtet më vete

Drafti i nje kushtetute te re, qe synon ta percaktoje si shtet me vete, entitetin serb te Bosnje Hercegovines, eshte miratuar nga Asambleja Parlamentare e Republikës Srpska.

Me Kushtetutën e re, ndër të tjera, liderët e Republikës Sërpska synojnë ta përcaktojnë këtë entitet si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën e vetëvendosjes, dhe te krijojë ushtrinë e tyre.

Drafti, i cili u miratua me 50 vota pro dhe tetë kundër oret e vona te se enjtes ne Banjalluke, tani do të kalojë në një debat publik 30-ditor, pas së cilës Komisioni Parlamentar për Çështje Kushtetuese do ta hartojë një propozim që më pas do të debatohet sërish në Asamblenë Kombëtare.

Kjo është një lëvizje tjetër për ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja e liderëve të këtij entiteti, pasi javën e kaluar Asambleja miratoi ligje që ndalojnë punën e institucioneve shtetërore të drejtësisë së Bosnjës në territorin e këtij entiteti.Veprimet e liderëve të Republikës Sërpska janë kundërshtuar nga opozita në këtë entitet dhe janë dënuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje e Hercegovinë e etiketon kete veprim si nje sulm te ” drejtpërdrejtë dhe të qëllimshëm” ndaj rendit juridik të vendit. Kjo kushtetutë është në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës, duke shkelur keshtu Marrëveshjen e Dejtonit.

Për ta kaluar kushtetutën e re nevojitet një shumicë prej dy të tretash në Asamblenë Parlamentare, ose 56 nga 83 deputetë. Shumica e mbledhur rreth Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur të Dodikut ka 53 deputetë, që do të thotë se të paktën tre deputetë të opozitës duhet të votojnë kundër liderëve të partive, të cilët në përgjithësi kanë thënë se nuk do të votojnë për kushtetutën e re.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments