19.2 C
Tetovo
E enjte, 25 Shtator, 2025
BallinaLajmeDo të shtrëngohet korniza rreth kredive të shpejta! Kanë arkëtuar më shumë...

Do të shtrëngohet korniza rreth kredive të shpejta! Kanë arkëtuar më shumë sesa është e lejuar me ligj

Do të përforcohet korniza rreth shoqërive financiare që japin kredi të shpejta, njoftoi ministrja e financave Gordana Dimitrieska Koçoska në emisionin “Biznes 21”. Ajo tha se gjatë vitit të kaluar është punuar seriozisht në forcimin e kontrollit mbi këto shoqëri. Janë marrë dy licenca, janë shqiptuar gjoba dhe 37 vërejtje, pasi nuk kanë punuar sipas ligjit. Kontrollet në terren e kanë konstatuar pikërisht atë për të cilën më së shumti ankohen qytetarët – se bëhen rob të borxhit, u arkëtohet më shumë nga sa është e lejuar me ligj. Ka pasur edhe raste me keqpërdorim të të dhënave, kur dikush tjetër merrte kredi të shpejtë në emrin e tyre.Dy licenca janë marrë, ja pikërisht tani po shoh, katër urdhër-kundërvajtje dhe gjoba janë konstatuar. Kemi informacione se çfarë ndodh në terren. Tani po përgatitet edhe një kundërvajtje tjetër për një shoqëri me shkelje serioze pikërisht në pjesën e llogaritjeve që i kanë bërë dhe mënyrën se si i kanë kalkuluar shpenzimet – në kundërshtim me ligjin. Normalisht edhe këtu qëllimi ynë është të mbrojmë para së gjithash qytetarët. Nuk ishte qëllimi direkt t’i mbyllim, sepse megjithatë qytetarët na janë prioritet në pjesën e mbrojtjes, pra dikush veçse kishte kthyer, kishte kthyer më shumë nga sa ligjërisht duhej”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave.Përveç akteve nënligjore, ministrja tha se po mendohet edhe për ndryshim të ligjit të tyre, ku do të zgjidhen të gjitha lëshimet e deritanishme. Në kontrolle është përfshirë edhe inteligjenca financiare në pjesën e pastrimit të parave.

– Shumë vëmendje i kushtohet kësaj dhe do të shtrëngohet përfundimisht e gjithë ajo kornizë rreth tyre. Dhe ajo që është më e rëndësishme, kemi përfshirë inteligjencën financiare përmes pjesës së pastrimit të parave, me qëllim që edhe ata të punojnë më afër me ne në konstatimin, vendosjen e disa indikatorëve për…Ka të tilla indikacione?

– Në këtë moment nuk mund të themi, sepse shihni, ligji atyre u lejon një pjesë të mjeteve, pra deri në 1.000 euro, t’i paguajnë në para të gatshme. Dhe në atë drejtim po mendojmë si ta shtrëngojmë atë pjesë.

Shoqëritë financiare në vend vitin e kaluar realizuan të ardhura të përgjithshme prej 99,6 milionë euro. Pjesa më e madhe përfundoi tek 10 prej tyre – tek ata janë derdhur 95,7 milionë euro. Fitimi ndërkaq tek këto 10 shoqëri është mbi 20 milionë euro, ose më i mirë për mbi 78% në krahasim me vitin 2023.

Qytetarët vitin e kaluar hynë në borxh me mbi 160 milionë euro përmes kredive të shpejta. Madje 30.000 kredi të shpejta me vlerë 20 milionë euro janë të rrezikshme dhe qytetarët vështirë mund t’i kthejnë tek shoqëritë financiare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments