19.1 C
Tetovo
E enjte, 31 Korrik, 2025
BallinaLajmeDo të ndërtohet park përkujtimor për viktimat në Spitalin Modular në Tetovë

Do të ndërtohet park përkujtimor për viktimat në Spitalin Modular në Tetovë

Sot në Spitalin Klinik të Tetovës është shënuar fillimi i ndërtimit të parkut përkujtimor, për nder të viktimave në zjarrin tragjik në Spitalin Modular. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, tha se ky park është i vonuar dhe se tani nuk e bëjnë për t’u dukur ose për zbukurim.

“Sot fillojmë ndërtimin e një kujtese kolektive, të vonuar por të domosdoshme. Katër vite më parë ndodhi tragjedia që nuk guxon të harrohet. Dhe institucionet heshtën, nuk vepruan dhe zgjodhën të mos shohën. Ky projekt nuk është për t’u dukur, as për zbukurim, është përgjegjësia e vonuar që një sistem duhet ta kishte dhënë që në fillim”, tha Aliu.

Ndërsa zv.kryeministri Arben Fetai, tha se si qeveri zotohen se do të bëjnë përpjekje për të sjellë drejtësi për rastet si ai në Spitalin Modular, në Llaskarcë dhe rastit “Besa Trans”.

“Sot e kësaj dite nuk ka drejtësi për viktimat për familjarët e tyre, njëjtë siç nuk ka drejtësi për viktimat në rastet e tjera. Drejtësia e vonuar është padrejtësi. Më 8 shtator bëhen katër vite nga tragjedia në Tetovë dhe institucionet ende nuk kanë sjellur drejtësinë në vend. Si qeveri zotohemi se do të bëjmë përpjekjet maksimale për të sjellë drejtësinë për tragjedinë e Tetovës, si dhe për rastet e Llaskarcës dhe autobusit në Bullgari”, tha mes tjerash Fetai.

Ndryshe, në zjarrin tragjik në Spitalin Modular që shpërtheu më 8 shtator të vitit 2021, ndërruan jetë 14 persona. Për zjarrin tragjik Prokuroria ngriti aktakuza ndaj ish-drejtorit mjekësor të Spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ish-drejtorit ekononmik Artan Etemi, mjekut përgjegjës për kovid-qendrën Boban Vuçevski, si dhe Spitalit të Tetovës si person juridik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments