Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale ka miratuar programin për mbrojtjen e kategorive të rrezikuara që janë shfrytëzues të energjisë për vitin 2025, transmeton Portalb.mk.
Përmes këtij Programi sigurohet mbështetje financiare direkte dhe masa shtesë për kategoritë që kanë të ardhura të vogla. Thirrja për aplikim së shpejti do të publikohen në ueb faqen www.energy.gov.mk.
Ky program planifikon masa komplekse lehtësuese për koston e energjisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës, ashtu që familjet me të ardhura minimale do të kenë për 1 000 denarë fatura më të lira të energjisë elektrike. Familjet me dy anëtarë duhet të kenë deri 42 mijë denarë të ardhura, ato me tre anëtare 60 mijë, ndërsa ato me katër e më shumë anëtarë deri 80 mijë denarë.
Buxheti për këtë program është 60 milionë denarë, ndërsa pritet që 40 mijë familje të shfrytëzojnë këtë mundësi. Këtu përfshihen edhe vonesa në pagesa, riparimet dhe lidhjet e shkëputjet nga rrjeti energjetik.