8.4 C
Tetovo
E martë, 1 Prill, 2025
BallinaLajmeBota"Do ketë bombardime..."/ KËRCËNIMI i Trump ndaj Iranit: Nuk keni parë kurrë...

“Do ketë bombardime…”/ KËRCËNIMI i Trump ndaj Iranit: Nuk keni parë kurrë diçka të tillë

Letra e Trump drejtuar Khamenei erdhi pasi administrata e tij vendosi sanksione të reja ndaj Iranit.Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se nëse nuk pranon një marrëveshje për armët bërthamore do të përballet me një reagim të ashpër ushtarak.

“Nëse ata nuk bëjnë një marrëveshje, do të ketë bombardime dhe do të jenë bombardime që nuk i kanë parë kurrë më parë”, u shpreh Trump.Deklaratat e presidentit amerikan u bënë një interviste për NBC News, por para se ato të publikoheshin, Irani e kishte dhënë një përgjigje zyrtare. Presidenti Masoud Pezeshkian injoftoi se Teherani i ka refuzuar negociatat e drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje në lidhje me armët bërthamore. Ai tha se Irani ka informuar zyrtarisht palën amerikane me anë të një letre që iu dorëzua një kontakti të SHBA në Oman.

Megjithatë presidenti tha se udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei, i cili ka fjalën e fundit mbi të gjitha çështjet shtetërore, ka thënë se bisedimet indirekte mund të vazhdojnë.Letra e Trump drejtuar Khamenei erdhi pasi administrata e tij vendosi sanksione të reja ndaj Iranit si pjesë e fushatës së saj të “presionit maksimal”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments