“Mbani oficerët e policisë të motivuar, siç ishin kur hynë në shërbim,” tha Kate Marie Burns, ambasadore e SHBA në Maqedoni, në një ligjëratë të organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Drejtorëve të Akademive Policore për Standarde dhe Trajnim (IADLEST).
Hapi i suksesshëm i Qendrës në ngritjen e plotë të saj si një segment arsimor i besueshëm, i formuar profesionalisht dhe i specializuar, domosdoshmëria e të cilit lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e suksesshëm të ministrisë, pra të gjitha shërbimeve të saj policore dhe njësive organizative.
Kjo udhëheqje e Ministrisë së Brendshme është e vendosur në përmirësimin e vazhdueshëm të statusit të punonjësve të policisë dhe punonjësve në MPB, si nëpërmjet përmirësimit drastik dhe gjithëpërfshirës materialo-teknik dhe infrastrukturor të kushteve të punës, ashtu edhe realizimit të të drejtave të garantuara të të gjithë punonjësve. Gjithnjë duke pasur parasysh faktin se vetëm një polici e kënaqur është shërbim efikas për qytetarët, punon me kapacitet dhe legjitimitet të plotë dhe jep rezultate në aktivitetet për përballjen e krimit, thonë nga MPB.