Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata do të rriten për 1,50 denarë / litër, ndërsa të EURODISEL (N V) për 3,00 denarë / litër, njoftoi Komisioni Rregullativ për Energji.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 111,50 denarë, i EUROSUPER BS-98 është 113,50 denarë dhe i EURODIZEL BS (DE V) 107,50 denarë për litër.
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të rritet për 2,50 denarë dhe do të kushtojë 105 denarë për litër.
Çmimi i mazutit M-1 NS rritet për 0,809 denarë dhe një kilogram do të shitet për 56.317 denarë.