Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u përplasën dje se si të fusin të dhënat nga Regjistrimi i fundit në kalkulimet për zgjedhjen e kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të komisioneve komunale zgjedhore.
Metodologjia me udhëzime për përzgjedhjen e anëtarëve është para dy dekadash, ndërsa propozues i ndryshimit është kaudri i BDI-së dhe nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.
Ajo kërkoi ndryshimin e pjesës së nenit 1 ku thuhet se përzgjedhja sipas kombësisë do të bëhet sipas të dhënave të Regjistrimit të vitit 2002. Propozimi i saj është që gjithsej popullsia e regjistruar në komunat e regjistrimit të fundit të jetë bazë për kryerjen e llogaritjeve.
Megjithatë, ky propozim i saj nuk kaloi me konsensus siç ajo kërkoi. Në mungesë të anëtarit të shtatë i cili mungon që nga prilli i këtij viti, votat e anëtarëve ishin tre me tre. Shehu dhe dy anëtarë të LSDM-së kanë votuar por, kurse dy të VMRO-DPMNE-së dhe anëtari i tretë i LSDM-së kundër.
Pasi nuk u miratua propozim-ndryshimi i Udhëzimit me metodologjinë për zgjedhjen e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve në komisionet komunale zgjedhore, Shehu sonte në emisionin “Politica” në televizionin Globi paralajmëroi se për këtë do iniciojë padi pranë Gjykatës Administrative.
“Nuk mund ta di se cili do jetë vendimi i Gjyaktës Administrative, por në bazë të procedurave juridike mendoj se unë kam të drejtë në këtë rast. Pres vendimin ta përgatisin nga ana e shërbimeve juridike në KSHZ, pasi ta marr vendimin do të bëjë edhe padinë. Besoj se kjo do të ndodh apo do të kryehet javën tjetër”, deklaroi Ditmire Shehu, nënkryetar e KSHZ-së.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në mbledhjen e fundit miratoi planin operativ të shërbimit profesional të KSHZ-së për menaxhimin e zgjedhjeve.
Nënkryetarja Ditmire Shehu tha në “Politica” se ky plan operativ do të jetë në shfrytëzim të madh për të punësuarit në KSHZ.
“Deri më tani kemi përdorur të njëjtat udhëzime dhe nuk kemi pasur problem, është ndryshuar vetëm baza, sepse përzgjedhja në pjesën e kombësisë është bërë sipas regjistrimit të vitit 2022, tani kërkoj që të ndryshohet me regjistrimin e popullsisë të vitit 2021, sepse edhe këtu kemi dallime në disa komuna dhe kërkoj vetëm që neni 1 të ndryshohet në këtë udhëzim”, tha nënkryetarja Shehu. FLAKA linku